Shkatërrohet organizata e ‘skifterëve’ shqiptarë që plaçkitnin banesat në Itali, gjykata i dënon me rreth 4 vite burgim në total, por ua kthen izolimin me kusht, edhe pse kishin precedentë të mëparshëm.
Ka qenë një ndjekje policore që përfundoi në Porto Potenza ajo që vuri pas hekurave grupin e dyshuar rreth dy muaj më parë.
Kurse dje (11 Janar), në Gjykatën në Macerata, 4 të arrestuarit ranë dakord për një dënim prej tre vjet e gjashtë muaj izolim, në një proces me gjykim të shkurtuar.
Për të katër shqiptarët tashmë të njohur për policinë për precedentët e tyre penalë, gjyqtarja Françeska Preziosi urdhëroi që të vuanin dënimin në arrest shtëpie.
Mes datave 28 dhe 29 nëntor, në pranga kanë përfunduar katër shqiptarë të moshës 39, 29, 32 dhe 24 vjeç. Sipas akuzës, të mbështetur në sallën e gjyqit nga prokurori Stefano Lanari, të katërt, me një mjet tip ‘Fiat’, janë kapur nga policia dhe janë bllokuar pas një arratisjeje pranë Porto Potenzës, informon media.
Në Castel di Lama dhe Monteprandone, në dy shtëpi, të katër kishin kryer një vjedhje, duke marrë bizhuteri ari dhe ora. Policia ishte vënë në ndjekje të tyre prej kohësh.