Jennifer Alcani, 13 vjeçe, ndërroi jetë më 16 janar në spitalin Manzoni në Lecco, pas një aksidenti të rëndë rrugor më 10 janar.
Ajo humbi jetën pas gjashtë ditësh në koma, pasi makina ku ndodhej, e drejtuar me shpejtësi mbi 150 km/h nga një djalë 22-vjeçar, humbi kontrollin dhe u përplas me një parmak betoni.
Para aksidentit, të rinjtë kishin konsumuar alkool dhe kishin postuar një video duke treguar shpejtësinë e lartë.
Shoferi është nën hetim për vrasje nga pakujdesia dhe përpjekje për të shmangur testin e alkoolit pas aksidentit. Jennifer kishte dalë fshehurazi nga shtëpia për të kaluar natën me miqtë e saj më të rritur.