Shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Spanjë, trafikuesit prej 19 ditësh në det të hapur me 1.1 ton drogë...

Diaspora

Shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Spanjë, trafikuesit prej 19 ditësh në det të hapur me 1.1 ton drogë...

Më: 19 janar 2025 Në ora: 21:09
Shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Spanjë

Një operacion antidrogë nga autoritetet spanjolle ka vënë në pranga 8 persona në pranga. Mësohet se mes të arrestuarve shtatë janë shqiptarë dhe një është spanjoll. Nga ky operacion u zbuluan 1,1 ton kokainë në një mjet lundrues.

Nga ky operacion gjithashtu u zbulua jeta e vështirë e ekuipazhit për të përfunduar me sukses transportin e mallit. Mësohet se ekuipazhi kishte kaluar 19 ditë në det të hapur, në kushte aspak të mira. Sipas raportimeve trafikuesit kishin mundësi të flinin vetëm një orë gjumë pasi duhet të qëndronin të kujdesshëm për të ruajtur ngarkesën dhe të përballonin udhëtimin e rrezikshëm në det.

”La Voz de Galicia” raporton se skafi me të cilin lundronin shqiptarët ishte 12 metra i gjatë, pa kabinë dhe vazhdimisht hapësira e përcaktuar për ekuipazhin mbushej me ujë. Brenda saj u gjetën furnizime, shishe uji të pijshëm dhe karburanti.

Arrestimi i shqiptarëve u bë në zonën e Rego do Alcalde, në të njëjtën zonë ku një tjetër gomone me karakteristika të ngjashme u shfaq në prag të Krishtlindjeve. Agjentët sekuestruan edhe një pistoletë, automjete dhe pajisje komunikimi.

Që nga nëntori i vitit të kaluar, kjo organizatë shqiptare me qendër në rajonin e Salnés ka qenë nën vëzhgim. Në mesin e muajit dhjetor u konstatua se kjo gomone e shpejtë po nisej për në det të hapur me katër persona në bord dhe në orët e para të së mërkurës një grup i Policisë Kombëtare i ka kapur në momentin kur po zbarkonin mallin, duke arrestuar edhe ata të cilët ishin përgatitur për ta ngarkuar dhe transportuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat