Vrau shqiptarin me shtizë peshkimi, dënohet me 18 vjet burgim

Diaspora

Vrau shqiptarin me shtizë peshkimi, dënohet me 18 vjet burgim

Më: 22 janar 2025 Në ora: 12:38
Klajdi Bitri

Një gjykatë në Itali ka dënuar me 18 vjet burgim shtetasin algjerian që vrau me një shtizë peshkimi 23 vjeçarin shqiptar Klajdi Bitri në Sirolo të Ankonas më 27 gusht 2023

Shqiptari 23 vjeçar ndërhyri për të ndihmuar shokun e tij italian që po konflikohej me algjerianin, kurky i fundit e qëlloi në gjoks me shtizë peshkimi.

23 vjeçari ndërroi jetë pak minuta më vonë ndërsa autori u largua nga vendngjarja, për t’u arrestuar disa orë më vonë nga policia, raporton A2CNN.

Prokurori Marco Pucilli kërkoi dënimin prej 24 vjetësh, ndërkohë që gjykata përveç 18 viteve burg e dënoi të akuzuarin, gjithashtu të paguajë një kompensim prej 40 mijë euro për prindërit e të riut.

Vendimi u dha pak para orës 15:00, të 21 janarit, pas gati tre orësh në dhomën e këshillimit. Në sallën e gjyqit ishte sjellë edhe shtiza e peshkimit me të cilën ishte kryer krimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat