Mërgimtari nga Kosova vdes pas një aksidenti në Suedi

Diaspora

Mërgimtari nga Kosova vdes pas një aksidenti në Suedi

Më: 22 janar 2025 Në ora: 19:40
Besam Istrefi

Besam Istrefi nga Mitrovica ka humbur jetën në moshën 32-vjeçare në Suedi.

Ai vdiq tragjikisht mbrëmë në një aksident trafiku, kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit të cilët kanë publikuar njoftimin përmes rrjeteve sociale.

Sipas njoftimit të familjarëve i ndjeri la pas gruan dhe tre fëmijë të vegjël.

Njoftimi i plotë nga familja:

Kjo Botë ka shumë padrejtësi, por kjo është mbi padrejtësinë.

Sot 22 janar 2025 tragjikisht në një aksident trafiku ne Suedi në moshën 32 vjeçare vdiq kushëriri ynë, Besam (Ilmi) Istrefi.

Besami la pas vetës gruan dhe 3 fëmijë të vegjël, nënën, dy motra dhe një vëlla.

Njeriu si Besami të ikë kaq padrejtësisht eshtë vetëm Dëshmi se Zoti merr engjëjt shpejt dhe herët.

Mbetëm tej mase të pikëlluar, dhe të pa pajtuar me ikjen tënde.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat