“Doli për të hedhur mbeturinat”, shqiptari arratiset nga burgu në Itali

Diaspora

“Doli për të hedhur mbeturinat”, shqiptari arratiset nga burgu në Itali

Më: 24 janar 2025 Në ora: 18:21
Xhevdet Plaku

44-vjeçari Xhevdet Plaku, i njohur si kapo i drogës me 25 identitete është arratisur nga një burg italian.

Ai u zhduk pasi doli nga burgu Barcaglione në Ankona për të hedhur mbeturinat mëngjesin e ditës së djeshme. 44-vjeçari ishte i ndaluar prej një viti e gjysmë dhe vuante dënimin për trafik droge.

Ai kishte për detyrë të pastronte kazermat e agjentëve dhe zyrat e menaxhimit dhe duke arritur të përfitonte nga regjimi i paraburgimit të nenit 21, gëzonte lirinë e lëvizjes jashtë burgut pa shoqërim, deri mëngjesin e së enjtes kur rreth orës 08:00 doli për të hedhur mbeturinat dhe nuk u kthye më.

Kur u krye kontrolli tre orë më vonë, Plaku nuk iu përgjigj thirrjes dhe nisën kërkimet për kapjen e tij. Plaku dyshohet se është kreu i një bande shqiptarësh që trafikonin kokainë drejt Holandës dhe Belgjikës.

Në Borghetto Santo Spirito (Savona), në qershor 2000, ai u arrestua për vrasjen e një bashkatdhetari, por u lirua në vitin 2014 dhe u zhduk.

Më pas u rishfaq në Holandë, nga ku u ekstradua në Itali. 44-vjeçari është në kërkim edhe në Shqipëri, ku u dënua me 22 vjet burg si i dyshuar për vrasjen e një shqiptari tjetër në qershor 2003 në Durrës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat