U kapën në shtëpi bari me vlerë 600.000 paund/ Dënohen me burg 3 shqiptarët në Angli, si u zbuluan nga policia

Diaspora

U kapën në shtëpi bari me vlerë 600.000 paund/ Dënohen me burg 3 shqiptarët në Angli, si u zbuluan nga policia

Më: 25 janar 2025 Në ora: 21:49
"Shtëpi bari" në Llandysul, Angli

Tre persona me origjinë shqiptare janë dënuar me burg pasi u deklaruan fajtorë për prodhimin e sasive të mëdha të kanabisit me vlerë deri në 600,000 paund në një ndërtesë të përshtatur si ‘shtëpi bari’ në Llandysul, Angli. Bëhet fjalë për Njazi Gjana, 27 vjeç, Ervin Gjana, 24 vjeç, të cilët u dënuan të dy me nga dy vjet e gjashtë muaj burg, dhe Armeld Troski 29-vjeç i cili u dënua me tre vjet e katër muaj për këtë vepër.

Mediat vendase shkruajnë se oficerët kishin marrë telefonata se në atë zonë ndodhej një strukturë në shkallë të gjerë dhe të sofistikuar, e cila ishte modifikuar qëllimisht për të akomoduar dhe fshehur fermën e kanabisit. Gjatë inspektimit të pronës dhe sasive të mëdha të kanabisit në tre katet e saj, oficerët dëgjuan tinguj lëvizjesh që vinin nga kati i poshtëm, duke treguar se kishte njerëz të tjerë të pranishëm në ndërtesë.

Oficerët vepruan me shpejtësi për të lokalizuar dhe arrestuar dy persona, Njazi dhe Armid, ndërsa personi i tretë, Ervin Gjana, u arratis nga prona – duke u ngjitur mbi një gardh me tela dhe duke u nisur drejt fushave aty pranë.

Nëpërmjet përdorimit të një droni dhe kontrollit fizik nga oficerët, Gjana u gjet me gërvishtje ferra në krahë në një anë pranë rrugës dhe u arrestua me shpejtësi si i dyshuar për kultivimin e kanabisit.

Cilat ishin pikat që çuan në zbulimin e shtëpisë së barit?

• Aroma dalluese që vinte nga prona dhe zhurmat nga ventilatorët e ventilimit.
• Dritaret e errëta për të shmangur zbulimin.
• Njerëzit dhe automjetet që vinin e shkonin në orë tek.
• Dritat e ndezura vazhdimisht; edhe pse prona duket të jetë e lirë.
• Shumë kondensim në dritare
• Lidhjet e pazakonta në një pronë (matësat e energjisë elektrike).
• Plehrat e ‘kopshtit’ si vazot e bimëve dhe kimikate.

Pas arrestimit të tyre, të tre shqiptarë u akuzuan për prodhimin e një droge të klasit B dhe u deklaruan fajtorë për veprën penale kur u paraqitën në Gjykatën e Kurorës Swansea

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat