Vrau me çekiç partneren, Apeli i Bolzanos lë në fuqi dënimin me 24 vite burg për Avni Meçja

Diaspora

Vrau me çekiç partneren, Apeli i Bolzanos lë në fuqi dënimin me 24 vite burg për Avni Meçja

Më: 25 janar 2025 Në ora: 22:20
Avni Meçja, Alexandra Elena Mocanu

Gjykata e Apelit të Bolzanos në Itali lë në fuqi dënimin me 24 vite burg për shqiptarin Avni Meçja, i cili pranoi vrasjen e rëndë të partneres së tij rumune, Alexandra Elena Mocanu.

 Mediat vendase shkruajnë se marangozi i pandehur u arrestua dhe akuzua se vrau gruan me goditje çekiçi në kokë, mbrëmjen e 22 Tetorit 2022, në banesën e tyre në Viale Trieste.

Gjithashtu Prokurorja Donatella Marchesini kishte kërkuar burgim të përjetshëm, por gjykata konfirmoi dënimin e shkallës së parë me 24 vjet burg, informon media italiane. Krimi në familje u rrëfye nga vetë Meçja pas prangosjes, teksa pohoi se e ka goditur disa herë në kokë me çekiç.

Vrasja ndodhi në apartamentin ku jetonin të dy. Rrëfimi i shqiptarit bëri që ngjarja të zbardhej shumë shpejt. Sipas hetimeve shkak i vrasjes ishte bërë një debat, i cili denigroi në dhunë fatale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat