Një 23-vjeçare shqiptare ka humbur jetën në Itali si pasojë e miokardit fulminant. Ariana Herri ndërroi jetë në spitalin e Padovës pasi gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua menjëherë ndonëse fillimisht dukej vetëm si ftohje e thjeshtë.
Sipas mediave italiane, 23-vjeçarja shfaqi fillimisht simptoma të lehta, si kollë dhe ftohje, të përjetuara pas pjesëmarrjes në mbrëmjen e Panevin tradicional të Maserada. Edhe pse fillimisht ajo u ndje më mirë falë qetësuesve dhe ilaçeve, gjendja e saj u përkeqësua papritur midis 17 dhe 18 janarit, aq sa kërkoi transport urgjent në spitalin Ca' Foncello, ku u zbuluan shenja të inflamacionit të zemrës.
Menjëherë më pas, e reja shqiptare është transferuar në spitalin e Padovës, por me gjithë tentativat e mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë. Shkaku i vdekjes ishte miokardit, një inflamacion i zemrës që në rastin e Arianës, kishte avancuar shumë.
Muajt e fundit ai kishte vuajtur nga sulme paniku dhe takikardi, dyshohet të lidhura me një periudhë të vështirë pas përfundimit të një lidhjeje. Ajo ëndërronte të bëhej estetiste dhe punoi si banakiere në Maserada. Varrimi i 23-vjeçares më 27 janar në ora 15:00 në varrezat komunale të Maseradës.