Një 25-vjeçar shqiptar, me banim në provincën e Firences, u arrestua nga policia rrugore e Bolonjës.
Kjo, pasi iu gjetën dhjetë pako kokainë, me peshë totale 11 kilogramë, të fshehura brenda një ndarje midis bagazhit dhe sediljes së pasme dhe ishte e aksesueshme vetëm duke përdorur çelësat e fshehur.
Pranë kabinës së pagesës Borgo Panigale, policia ka vënë re një makinë Renault Clio, e cila ka ndaluar dhe ka sekuestruar drogën.
Sipas policisë rrugore mund të sillte deri në 850 mijë euro.