Shqiptari kapet në Itali me 38 mijë euro cash dhe me mbi gjysmë kilogrami ...

Diaspora

Shqiptari kapet në Itali me 38 mijë euro cash dhe me mbi gjysmë kilogrami ...

Më: 28 janar 2025 Në ora: 18:49
Pamje nga vendi i ngjarjes

Autoreitetet policore italiane në Perugia kanë arrestuar një 23-vjeçar shqiptar për trafik të lëndëve narkotike dhe pastrim parash.

Mediat përtej Adriatikut raportojnë se pas një kontrolli në rrugë, teksa udhëtonte me makinë dhe më pas në banesë, të riut iu gjet mbi gjysmë kilogrami kokainë e pastër dhe 38 mijë euro cash të pajustifikuara, që dyshohet se janë produkt i aktivitetit të paligjshëm.

I nënshtruar një kontrolli në rrugë, shqiptari nuk ka mundur dot që të shpjegojë se ku po shkonte, duke tërhequr vëmendjen e karabinierëve. Për më tepër, nervozizmi i tij bëri që karabinierët të kryenin një kontroll personal dhe automjetesh fillimisht dhe më pas një kontroll shtëpie.

Arrestimi i të riut u vërtetua nga gjyqtari i Gjykatës së Perugias, e cila dha masën “arrest me burg”. Ai u mbyll në burgun Capanne, në pritje të procedurave të mëtejshme hetimore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat