Përfaqësuesi i ri i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë Diplomati danez Soerensen

Diaspora

Përfaqësuesi i ri i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë Diplomati danez Soerensen

Nga: Beqir Sina Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 06:42
Peter Soerensen

Pozicioni i Përfaqësuesit Special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë do të merret nga diplomati danez Peter Soerensen nga diplomati sllovak Miroslav Lajçak, më 1 shkurt.

Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së emëruan në fundvitin  diplomatin danez Peter Soerensen si përfaqësuesin e ri special të unionit për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. 

Emërimi, sipas ministres së Jashtme sllovene Tanja Fajon, tregon se dialogu Beograd-Prishtinë do të mbetet i lartë në axhendën e BE-së.

Siç thuhet nga Këshilli i BE-së, detyra e përfaqësuesit të ri të posaçëm do të jetë ndërmjetësimi në dialogun që do të çojë në normalizimin e gjithanshëm të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. 

Po ashtu ata theksuan zbatimin e marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve dhe aneksin e saj, të cilat palët e kanë lidhur përkatësisht në shkurt dhe mars 2023.

Mandati i diplomatit danez, ndryshe nga paraardhësi i tij Miroslav Lajçak, i cili ishte përgjegjës për çështje të tjera që lidhen me Ballkanin Perëndimor, do të fillojë zyrtarisht më 1 shkurt. 

Dhe, përndryshe, nga i mandati i mëparshmi ky tani do të zgjasë  vetëm 13 muaj.

Sipas Këshillit të BE-së, Soerensen është një diplomat me përvojë të gjerë, i lidhur edhe me rajonin e Ballkanit Perëndimor. 

Midis 2011 dhe 2014, ai fillimisht udhëhoqi shkurtimisht delegacionin e BE-së në Maqedoninë e Veriut, dhe më pas delegacionin e BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë.

Sorensen është zgjedhur nga përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, nga Kaja Kallas.

Mirëpo, çfar pritetet, nga diplomati danez Sorensen- dhe përfaqësuesi i ardhshëm i Trumpit, për Ballkanin që pritet të caktohet muajin e ardhshëm pas zgjedhjeve në Kosovë.

Tani për tani patjetër, që në qarqet diplomatike në Bruksel dhe Washington , Prishtinë e Beograd , mbar opinion pritet një qasje e re, ndoshta dhe më e barabartë nga diplomati danez, Peter Sorensen – diametralisht ndryshe nga pasardhësi i emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajak.

I cili, mesa shihet  "dështojë" , ashtu si ai amerikanë me ish- të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, që përfundojë në një ambasador i nivelit të tretë në Paraguaj.

Që të dy ;  "Shkuan e erdhën patetik, vetëm sa muarën atë rrogën si burokrat"

Megjithatë, ajo që pritet të jetë tani mendojë edhe nga mënyra se si u "luajt loja" në këtë dialog - nga BE- ja, ndoshta do të kemi një "zhvillim" të ri, që duhet të nis nga Brukseli, i cili duhet ta fillojë të dizajnojë në tërësi dialogun e jo vetëm të ndryshojë emrat për ata që mendohet se do e lehtësojnë këtë proces.

Pasi më e pakta që deri tani mundet të themi; është ajo se dialogu Prishtinë / Beograd me ndërmjetësim e Brukselit, është zhvilluar njësojë si me atë fabulën e zhargonjit popullor shqiptar : "Më ka çue Baba t'ju ftoi në Darsëm, sa për të la gojën".....!

BE-ja  me Lajçakun në këtë proces, mbi një dhjetë vjeçar Kosovë!Serbi kanë arritur vetëm një gjë : atë Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit në vitin 2023. Mirëpo edhe kjo marrëveshje jo vetëm që ende nuk ka gjetur zbatim, por pothuajse është "zhbërë" po ti referohemi zhvillimeve që kan ndodhur deri tani.

Ndërsa, burime të mirëbesuara nga Wahingtoni, thonë se Trumpi, do ta nisi diplomacinë e jashtme me Izraelin, që javën e ardhëshme kur ai ka ftuar Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë që me Kosovën e Beogradin, ka për ta filluar së shpejti aty ku e ka lënë me 4 shtator 2020. 

Mbasi thuhet se Ukrainë/Rusi Trumpi e ka vendosur në përgatitjen e një takimi mes tij dhe Putinit që thuhet se mund ta çojë deri tek një kompromisi bazuar në kushtet dhe propozimet ruse. 

Nga ana tjetër, gjatë fushatës presidenciale amerikane, zëvendëspresidenti i Tramp, Vens, pa mundësinë e ngrirjes së luftës për dhjetë vjet, dhe krijimit të zonës tampon mes palëve të përfshira, në të cilën do të vendoseshin forcat paqeruajtëse ndërkombëtare, çka do të ishte e ngjashme me modelin e Paqes së Karlovës (325 vite më parë), ku përvoja tregoi se në zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjeve, të dyja palët do të ulen në tavolinë me pozicionet e fituara në terren.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat