Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën të dielën pas një aksidenti automobilistik në Selanik. Ngjarja ka ndodhur në Tagarades të Bashkisë Thermi të Selanikut.
Rreth orës 01.00 pas mesnate, mjeti i drejtuar nga 30-vjecari shqiptar ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë.
Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ambulanca si dhe dy mjete zjarrfikëse.
Katër efektivët e zjarrfikëses kanë nxjerrë nga automjeti të riun shqiptar, i cili kishte ndërruar jetë. Policia po vijon hetimet për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes së rëndë.