Talent show “Yjet shqiptarë të diasporës” ka nisur trasmetimin me episodin e parë të xhiruar në Romë.
Konkurrentja Alesia Hamzollari ka rrëfyer historinë e sakrificave të babait të saj, i cili ka nisur jetën në Itali me 10 euro në xhep.
Gjithashtu përgjatë intervistës ajo ka treguar se si në fëmijëri fshihej dhe nuk tregonte që ishte shqiptare, pasi bullizohej nga shoqëria, dhe nuk e pranonin të luante me shoqet sapo e merrnin vesh që ishte shqiptare.
Alesia nisur nga e shkuara dhe të gjithë momentet e vështira të fëmijërisë ka vendosur që të krijojë këngë për Shqipërinë.
Një prej këngëve që ajo ka e krijuar e ka interpretuar gjatë intervistës me Ilir Shaqirin, ku edhe Iliri është emocionuar edhe përlotur.
“Yjet Shqiptarë të Diasporës”, talent show i parë dedikuar talenteve shqiptarë që jetojnë në diasporë.