Një shqiptar nga Kosova gjendet i vdekur në një stacion të trenit në Francë

Diaspora

Një shqiptar nga Kosova gjendet i vdekur në një stacion të trenit në Francë

Më: 3 shkurt 2025 Në ora: 16:24
Foto ilustrim

Një person është gjetur i vdekur më 1 shkurt në Strasburg të Francës.

Sipas mediave atje, bëhet fjalë për 37-vjeçarin S.H nga Kosova, i cili ishte duke fjetur në një strehë afër stacionit të trenit atje.

Rue 89 Strasbourg shkruan se ai kishte më shumë se pesë vjet që jetonte në Francë.

Burri nga Kosova kishte bërë kërkesë për akomodim urgjent të premten, më 24 janar, në Pikën e Pritjes së Solidaritetit të SNCF, por që nuk kishte marrë përgjigje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat