Themelohet Dega e PD New York: Të gatshëm të ndihmojmë bashkëatdhetarët për regjistrimin si votues

Diaspora

Themelohet Dega e PD New York: Të gatshëm të ndihmojmë bashkëatdhetarët për regjistrimin si votues

Më: 3 shkurt 2025 Në ora: 19:20
Themelohet Dega e PD New York

Ditën e sotme është themeluar Dega e PD New York, e cila ka si qëllim primar ardhjen në ndihmë për bashkëkombasit dhe të gjithë demokratët, regjistrimin e tyre si votues në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri.

Nëpërmjet një njoftimi, Dega e PD New York theksojnë se janë të gatshëm për të ndihmuar të gjitë ata që kanë nevojë për regjistrimin për të votuar.

Njoftimi:

Duke filluar nga dita e sotme do te jete e hapur cdo ore per te gjithe demokratet dhe bashkeatdhetaret ne New York. Do te jemi te gatshem per te ndihmuar te gjithe ata qe kane nevoje per regjistrimin per te votuar dhe gjithashtu do te mblidhemi per te gjitha organizimet dhe aktivitetet e PD Neë York.

Adresa: 697 Locust St, Mt Vernon, NY 10552

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat