Gjatë ditës së sotme një 39-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane, pasi akuzohet se ka kërcënuar me thikë një grup fëmijësh në Como para pak ditësh.
Meidat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në një park të vogël në Albate, rajoni i Milanos.
Pas arrestimit të shqiptarit të dyshuar mësohet se u ngritën akuzat për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.
Makina e patrullës u dërgua në parkun publik në ‘Via Canturina’, ku u raportua se një person po kërcënonte një grup fëmijësh i armatosur me thikë.
Pas rrëfimit të fëmijëve të kërcënuar, oficerët kanë mbërritur menjëherë te 39-vjeçari shqiptar, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet një thikë rreth 20 cm e gjatë dhe një teh 8 cm.
Pas ndalimit ai dëshmoi se shkoi të fëmijët sepse duke pirë duhan e bezdisnin atë dhe djalin e tij të vogël, që po luante me top në park, informon media italiane.
Për rrjedhojë të ngjarjes shqiptari u mor nën hetim dhe u la të ndiqej penalisht në gjendje të lirë për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.