Gjatë dy javëve të fundit, administrata e Presidentit Donald Trump ka bërë ndryshime të konsiderueshme në agjencinë amerikane USAID, një agjenci kryesore kjo që menaxhon ndihmat humanitare për vendet e tjera, të SHBA. Kjo i ka lënë organizatat e ndihmave nga USAID, në pikëpyetje nëse mund të vazhdojnë me programet, si p.sh. ai me ndihmat ushqimore për foshnjat e kequshqyera dhe për fëmijët në Afrikë, Azi dhe Amerikën Latine.
Shtypi amerikan thotë se dhjetëra zyrtarë të lartë janë dërguar me leje të detyruar nga administrata e re e Trumpit. Mijëra kontraktorë janë shkurtuar, deri në rishikim të plotë. Një ngrirje e fondeve që duket se ka pezulluar ndihmat prej miliarda dollarësh për vendet e tjera, por që ka prekur megjithëse shumë pak, edhe Shqipërinë dhe Kosovën.
Ndërkohë, nga Salvadori, Sekretari i Shtetit Marco Rubio, tha se: "Nga vijnë këto para dhe sa shpenzojnë SHBA-të për ndihma për vendet e tjera me USAID-in, do të menaxhohen nga ai dhe Departamenti i Shtetit.”
Gjithësesi, unë nuk mendoj se ka ndonjë gjë të keqe që SHBA të ndihmojnë të tjerët, dhe aq më mirë, me këtë rast edhe Shqipërinë e Kosovën. Por, së pari SHBA, (kur vet gjejnë shpërdorime me këto ndihma) duhet të ndihmojnë më së pari në shtëpinë e saj (kur nuk ndez një qiri, në shtëpinë tendë, mos shko e ndeze në Kishë e Xhami). Fjala vjen ndihmat duhen të jenë në proporcion me problemet e mëdha që u kanë dalë SHBA, me zjarret masive në Los Anxhelos, dhe patjetër do të shikojnë mirë se ku kanë shkuar këto ndihma, deri tani nga agjencitë amerikane për vendet e huaja.
Sepse, vetëm USAID-i, deri tani ka marrë sipas analistëve amerikan më shumë fonde sesa FEMA. (Një sqarim i vogël, në Kaliforni kur pa dëmin në Los Anxhelos presidenti Donald Trump, propozoi të reformojë Agjencinë Federale për Menaxhimin e Emergjencave (FEMA), ose ta eliminojë atë plotësisht).
Mirëpo, amerikanët që votuan Trumpin këtë herë (77.3 milion) përfshirë demokratët dhe të pavarurit, është komentuar gjatë se e votuan Trumpin, sepse e kuptuan më në fund se kanë pasur një shkatërrim të qartë në SHBA, ekonomik e financiar nga ndihmat që kanë dhënë për vendet e huaja, që tani ka ardhur koha sesi duhet trajtuar që ato ndihma të jenë, por në proporcion me ndihmat që i duhen amerikanëve!!
Kur flasim për bllokimin për 90 ditë të ndihmave të USAID marrim si shembull atë se ku ne prekemi më shumë, në Shqipëri. E cila nuk është se ka marrë ndonjë shumë të madhe, por ka marrë për katër vitet e fundit nëpërmjet organizatave NGO- të 189 milionë dollarë për 4 vite, që i bie në total për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, USAID ka dhënë 1.7 miliardë dollarë, tha Grenell.
USAID në Shqipëri, ka dhënë mbi 5 milion dollarë në vit ndihma, nga këto mbi 10 milion (gjithsej) janë dhënë për SPAK-un, dhe reformën në drejtësi (për mendimin tim shumë mirë ka bërë). Por, ndërsa, në Tiranë, ju e shikoni çdo ditë që aty, po ndërtohen pallate prej 30 milionë dollarësh, çka është e verifikueshme se atje po ndodhte pastrim parash! Me shuma të mëdha, atëherë përse duhet që edhe USAID të ndihmojë Shqipërinë, që ka kaq shumë para……..Dhe, nuk duhet vetë këta biznesmen të fuqishëm t'i japin donacione bamirësie për programet e ndryshme në Shqipëri, duke zbutur edhe varfërinë, përmirësuar shëndetësinë, ulur papunësinë, dhe mos largimin e shqiptarëve.
Këtu duhet sqaruar diçka jo se unë mendoj që paratë e USAID shkuan për pallatet 30 milionëshe. Jo në asnjë mënyrë! Por mendoj se "parat e pallateve duhet të zëvendësojnë ndihmën e amerikanëve në Shqipëri. Në Amerikë të pasurit kanë bërë donacione, spitale, ura, ndërtesa sociale, japin ndihma për të varfërit e tjerë. Ndërsa në Shqipëri, që ka dhjetra të pasur me shuma të mëdha nuk kemi parë ende ndonjë ndihmë të madhe, nga këta oligarkë. Por kemi parë sesi ata bëjnë miliona e miliona dollarë me bizneset e tyre.
Pra, tani lind pyetja; Pse? Pra taksapaguesit amerikanë duhet të paguajnë për USAID, të vazhdojnë me programet e tyre, p.sh. kur Shqipëria ka aq shumë para sesa USAID-i.
Dhe, e dyta çfarë u është dhënë për SHBA- nga këto vende? që kanë marrë këto ndihma, përkatësisht që kanë marrë, (40 miliard dollarë në vit).
Dhe, le ta banalizojmë ashtu si e ka banalizuar edhe vet Kryeministri Rama, kur thuhet se SHBA kanë dhënë një farë ndihme për reformën në drejtësi përfshirë SPAK-un: kur thotë se: SHBA kanë dhënë “Noc Rrokun” që në zhargonin e fjalorit alegorik shkodran, do të thotë se SHBA, kanë dhënë atë që nuk thuhet K……! Sipas Edi Ramës. Pra, thotë Rama SHBA kanë dhënë K…e Noc Rrokut…….!!!! që i bie me fjalorin e rrugëve të përdorur nga kryeministri i Shqipërisë. Apo jo!
Qeveria amerikane këto para që nuk janë pak (40 miliardë në vit për të gjitha vendet që ka ndihmuar USAID), dihet se i ka “grabitur ose vjelur” nga qytetarët e saj amerikanë (taksapaguesit e saj) për të financuar të gjithë të tjerët në botë, dhe sidomos ndihmat ushqimore për foshnjat e kequshqyera dhe për fëmijët e familjeve të varfra.
Enough is enough!
SHBA- 50 milion dollarë dha në Palestinë, për shëndetësinë përfshirë edhe edukatën seksuale (for a condom distribution program in the Gaza Strip). Pra, asnjë dollar tatimor për qytetarët jo-amerikanë askund.
"Koncerti ka përfunduar......!!!"