Humbi jetën disa muaj më parë në Itali/ Bie poshtë pista e vetëvrasjes, 13-vjeçarja shqiptare u shty nga tarraca nga ish i dashuri

Diaspora

Humbi jetën disa muaj më parë në Itali/ Bie poshtë pista e vetëvrasjes, 13-vjeçarja shqiptare u shty nga tarraca nga ish i dashuri

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 18:54
Aurora Tila

Disa muaj pas vdekjes së 13-vjeçares shqiptare, Aurora Tila janë zbardhur detaje të reja nga shkaqet që çuan në ndarjen nga jeta të të miturës. 13-vjeçarja humbi jetën pasi ra nga tarraca e një pallati më 25 tetor 2024. Kjo ngjarje në fillim u dyshuar si vetë vrasje por nga detajet e reja të zbardhura dyshohet se e mitura është vrarë nga ish i dashuri i saj.

Dëmtimet në pjesën e pasme të kafkës sugjerojnë se ajo ka rënë mbrapsht, ndoshta si pasojë e një shtytjeje, dhe jo që është hedhur. Kjo është hipoteza e mjekut ligjor Giovanni Cecchetto, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore i Universitetit të Pavisë, e paraqitur në përfundimet e autopsisë së kryer mbi vajzën.

Skenari i paraqitur përputhet me atë të përshkruar në urdhrin e paraburgimit të Gjykatës për të Mitur të Bolonjës kundër ish-të dashurit 15-vjeçar të Aurorës, i cili është i arrestuar nën akuzën e vrasjes me dashje dhe i mbrojtur nga avokati Ettore Maini. 15-vjeçari që ndodhet në burg për të mitur ndërsa mohon akuzën.

Aurora, sipas autopsisë, kishte fraktura të shumta, të gjitha të lidhura me rënien nga lartësia. Por ato fatale do të kishin qenë dëmtimet në kokë, të cilat kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Një tjetër pikë kyçe e ekzaminimit është përqendruar në dëmtimet e konstatuara në duart e vajzës, veçanërisht në kyçet e gishtave. Polciia ka mbledhur dëshmitë e tre personave që pretendojnë se kanë parë ose dëgjuar atë që ndodhi mes Aurorës dhe ish-të dashurit të saj në tarracë.

Dy prej tyre pretendojnë se kanë qenë dëshmitarë të skenës, edhe pse nga një distancë e caktuar. Një i tretë thotë se ka dëgjuar britmat e dëshpëruara të vajzës. Sipas rrëfimeve të tyre, Aurora është parë e varur pas parmakut, ndërsa djali godiste me grushta mbi duart e saj për ta bërë të bjerë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat