Lidhën e rrahën rojen, më pas grabitën karburantin, një shqiptar në pranga e një në kërkim në Greqi

Diaspora

Lidhën e rrahën rojen, më pas grabitën karburantin, një shqiptar në pranga e një në kërkim në Greqi

Më: 8 shkurt 2025 Në ora: 18:55
Foto ilustrim

Policia greke arrestoi një nga dy autorët, lidhur me grabitjen e një punonjësi karburanti.

Dy grabitësit kanë kërcënuar dhe rrahur punonjësin e karburantit në zonën e Stavroupolit në Selanik, për t’i vjedhur të gjitha paratë që kishte, në orët e mëngjesit të ditës së djeshme.

Megjithatë, një nga dy autorët që grabitën punonjësin në zonën e Stavroupoli, në perëndim të Selanikut ka rënë në prangat e policisë. Sipas burimeve të Policisë greke bëhet fjalë për një 31-vjeçar me origjinë shqiptare.

Gjithashtu, po vijojnë hetimet dhe po punohet për gjetjen e bashkëpunëtorit të tij 26-vjeçar, gjithashtu me kombësi shqiptare. Sipas burimeve policore, i arrestuari ka qenë edhe më herët me precedentë penalë për vepra të ndryshme si grabitje e drogë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat