Gjendet i varur 63-vjeçari shqiptar në Greqi, zbulohet identiteti

Diaspora

Gjendet i varur 63-vjeçari shqiptar në Greqi, zbulohet identiteti

Më: 10 shkurt 2025 Në ora: 18:14
Foto ilustrim

Një 63-vjeçar nga fshati Markat i Bashkisë Konispol, është gjetur i vetëvarur në Igumenicë te Greqisë. Tafil Tushaj është gjetur i varur në një pemë në zonën pyjore mbi shkollën e Igumenicës.

Sipas informacioneve të policisë greke 63-vjeçari, i cili ishte kërkuar nga familjarët që prej mëngjesit të së dielës, është gjetur rastësisht nga dy motorrista paraditen e djeshme, të cilët kanë njoftuar policinë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe urgjenca mjekësore, por tashmë ishte tepër vonë për 63-vjeçarin fatkeq.

Sipas indikacioneve fillestare është përjashtuar një veprim kriminal, ndërsa të gjitha provat tregojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje. Hetimet paraprake po kryhen nga policia e Igumenicës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat