Tashmë ai është një emër mjaft i njohur i atyre shqiptarëve që, megjithëse jeton larg vendlindjes, kurrë nuk e harron atdheun e tij. Po flasim për atdhetarin, por jo vetëm, tashmë të afirmuar edhe si aktor dhe poet, Isa Mjeku, i cili vazhdon të japë kontributin e tij duke ndihmuar, pa e bërë të madhe, shqiptarët në nevojë, por edhe falë talentit që ka, me mesazhe e vargje të ndjera, duke kujtuar këtu poezinë për nënën e shumë të tjera. Mjafton ta ndiqni atë në rrjetin e tij social, Facebook. Ne mësojmë se Isa ka qenë i ftuar në Festivalin Fol Shqip, Event Monologu.
Dashuria e madhe për Atdheun, Dashuria e madhe për Kosovën
Patriotizmi që e kishin në shpirt, trimëria, besnikëria, bujaria dhe morali i fortë i shtyri trima të luftës t'i dalin armikut përballë, të luftojnë me të dhe, së fundi, ta flijojnë edhe jetën e tyre.
![Image](/media/botasot.info/images/2025/February/11/auto_isa11739281417.jpg)
Çfarë ka Dielli që s'bën dritë
Krisi pushka në Mitrovicë.
Te betohem në Tokë e Qiell
Për këtë vatër, për këtë Diell
Për këtë gjuhë, për këtë Flamur
Jo, s'më dhimbset jeta kurrë.
Këtu është vend Ilir, vend Dardan.
Afrim Bunjakun e ke përballë.
Jo, jo, thotë Afrim Bunjaku,
Shqiponja s'le Follën.
Nuk lejon më ju shkelë pragun,
Kemi betim për Mëmëdhenë.
Të qofte Dheu i lehtë, Afrim Bunjaku
Pusho i qetë.
Në zemrat tona Dardane, përherë Hero ke mbetur.
Le ta dinë bota mbarë,
Do qëndrojmë përherë shqiptarë.
Poezi për Nënën
Nëna, me lot në sy, me rrudha në ballë,
Doli te dera, më tha dy fjalë:
"Biri im, të qoftë rruga e mbarë."
Rrugët e gurbetit, bir, po i merr,
Kur të kthesh,
Nënën gjallë nuk do e gjesh.
Kaluan shumë vite larg Atdheut,
Larg e larg brigjeve natën.
Më erdhi një lajm i rëndë,
Nuk munda t'i bëj ballë.
Në këtë Gurbet të shkrehtë,
Një telefonatë e hidhur,
Nëna sot të ka ndërruar jetë.
Kujtim Smajlaj, ku u mbajt në fundjavën e kaluar për nder të Pavarësisë së Kosovës dhe ka recituar me plot emocion vargje patriotike në një pjesë teatrale, ku është pritur mjaft mirë nga të pranishmit e shumtë. Isa ka nisur me një monolog duke përshëndetur të gjithë ata që ishin në këtë festival, e më pas ka sjellë mjaft bukur vargjet e shkruara nga ai vetë, kushtuar heroit Afrim Bunjakut. Këto vargje i keni më poshtë dhe mund t'i lexoni. Në këtë event ishin protagonistë dhe artistët e tjerë si: Daim Lala, Eli, Gramosi etj. Ky event u mbajt në Hannover, në Gjermani, atje ku dhe jeton Isa Mjeku, por gjithmonë i përmalluar dhe duke kontribuar për kombin shqiptar.