Me vlerë mbi 25 milionë euro/ Kapet ngarkesa ne Itali me logon e KF Tirana, arrestohen 3 shqiptarë

Diaspora

Me vlerë mbi 25 milionë euro/ Kapet ngarkesa ne Itali me logon e KF Tirana, arrestohen 3 shqiptarë

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 20:46
Gjesendet e gjetura

Një hetim i rëndësishëm i koordinuar nga Policia e Bolonjës dhe Modenës ka çuar në identifikimin dhe shkatërrimin e një trafiku të madh droge, i destinuar për rajonin e Emilia-Romanjës dhe për Italinë në përgjithësi, me një vlerë prej disa milionë eurosh.

Kjo ishte një mega-operacion antidrogë, gjatë të cilit u sekuestruan 172 kilogramë kokainë, me një vlerë mbi 25 milionë euro, dhe u arrestuan tre persona.

Bashkëpunimi midis Skuadrës së Lëvizshme të Policisë së Bolonjës dhe Modenës, së bashku me Policinë Shqiptare, bëri të mundur identifikimin e tre shtetasve shqiptarë, nga të cilët dy janë vëlla e motër, përkatësisht 28 dhe 21 vjeç, dhe i treti 43 vjeç. Të tre ishin të pa dënuar më parë.

Hetimet zbuluan se një makinë Renault Captur kishte mbërritur nga Shqipëria me dy vëllezërit në bord. Dyshohet se ata kishin planifikuar një takim me një korrier për të përfunduar një shit-blerje të madhe kokaine, e cila ishte e destinuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat