Goditet grupi kriminal në Itali/ Policia arreston në Shqipëri 24-vjeçarin si pjesë të bandës! Kush është i riu që do ekstradohet

Diaspora

Goditet grupi kriminal në Itali/ Policia arreston në Shqipëri 24-vjeçarin si pjesë të bandës! Kush është i riu që do ekstradohet

Më: 12 shkurt 2025 Në ora: 13:35
Foto ilustrim

Policia shqiptare ka vënë në pranga një të ri, i cili ishte shpallur në kërkim si pjesë e një grupi kriminal që u godit nga autoritetet italiane.

Në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “SACRIPANTE.AL” u vu në pranga  Klinder Luka, 24 vjeç.

Gjykata e Venecias ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, mbi dyshime për kryerje të veprave penale në fushën e narkotikëve, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për ekstradimin në Itali, të shtetasit të arrestuar.

Njoftimi: 

Zhvillohet në Shqipëri, nga Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale, operacioni policor ndërkombëtar i koduar “SACRIPANTE.AL”.

Operacioni, i iniciuar nga Prokuroria e Venecias, në vitin 2022, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e narkotikëve.

Kapet në Shqipëri, një shtetas i akuzuar për pjesëmarrje në këtë grup.

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, të kryera në koordinim me partnerët italianë, në kuadër të një procedimi penal, të iniciuar nga Prokuroria e Venecias, Sektori për Hetimin e Grupeve Kriminale në Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar, në Departamentin e Policisë Kriminale, në DPPSh, në bashkëpunim me DVP Lezhë, me Zyrën e Interforcës Italiane në Shqipëri, me Zyrën e Ekspertit të Sigurisë Italiane dhe me Karabinierinë e Venecias, zhvilloi në Shqipëri, operacionin ndërkombëtar antidrogë, të koduar “SACRIPANTE.AL”.

Gjatë operacionit u lokalizua dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi shqiptar Klinder Luka 24 vjeç.

Gjykata e Venecias ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, mbi dyshime për kryerje të veprave penale në fushën e narkotikëve, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, sipas parashikimeve të neneve 81, 110 dhe 73 të Kodit Penal italian.

Gjatë operacionit “SACRIPANTE”, u vunë në pranga në Itali, 10 shtetas.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët, për ekstradimin në Itali, të shtetasit të arrestuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat