Një 25-vjeçar shqiptar dhe një 21-vjeçare greke janë arrestuar nga policia në shtetin fqinj, pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike.
Sipas mediave, gjatë një aksioni në banesën e tyre, policia ka ndjerë aromën e fortë të drogës dhe me ndihmën e oficerëve hetimit, u gjetën dhe u sekuestruan 1 kilogram e 815 gram kanabis.
Mësohet se kanabisi ishte i ndarë në 1.265 pako, gati për shpërndarje.
Sipas njoftimit të policisë, 25-vjeçari ka pasur probleme me autoritetet për vepra të ngjashme edhe në të kaluarën.