Në Liverpool shënohet 17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës

Diaspora

Në Liverpool shënohet 17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës

Më: 15 shkurt 2025 Në ora: 20:09
Ilir Kapiti

Sot në Liverpool është shënuar 17-vjetori i Pavarësisë së Kosovë.

Ambasadori i Kosovës në Mbretëri të Bashkuar, Ilir Kapiti, ka njoftuar se sot, i shoqëruar nga Ambasadori i Shqipërisë Uran Ferizi dhe diplomatja Valmira Thaci Musa, kanë marrë pjesë në festimin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, organizuar nga shkolla shqipe "Pjetër Budi" në Liverpool.

"Ngjarja u nderua gjithashtu me praninë e Lord Mayor të Liverpool-it dhe britanez të tjerë, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për komunitetin shqiptar dhe rëndësinë e ruajtjes së gjuhës dhe kulturës sonë në diasporë.

Urime 17 vjetori i Pavarësisë së Republikës së Kosovës!", shkroi ai në 'Facebook'.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat