Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin shënoi 17-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Diaspora

Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin shënoi 17-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 18:50
Ambasadori Ajeti

Në një atmosferë solemne dhe festive, Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin organizoi pritjen zyrtare për17-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Kjo kremte e rëndësishme u nderua me praninë e shumë të ftuarve të shquar nga institucionet gjermane, duke dëshmuar miqësinë e ngushtë dhe tradicionale ndërmjet dy vendeve tona, përfshirë Ministrin Federal për Ushqim dhe Bujqësi, Cem Özdemir, disa sekretarë shteti, një numër të madh të deputetëve të Bundestagut gjermanë dhe të Parlamentit Evropian, përfaqësues të institucioneve të 16 landeve gjermane dhe të korit diplomatik, gazetarë e përfaqësues nga institucionet akademike, universitare, shoqëria civile, si dhe bashkatdhetarë tanë.

Ambasadori Ajeti, gjatë fjalës së tij, foli për rrugëtimin e Kosovës, i cili nuk ka qenë i lehtë dhe mbi shpallen e Pavarësisë së Kosovës si dëshirë dhe vullnet i qytetarëve të Kosovës për të qenë të lirë dhe të pavarur. Përpos sakrificës së madhe të popullit, Ambasadori Ajeti foli edhe për suksesin e arritur gjatë këtyre 17 viteve, duke u bërë një shembull i demokracisë në rajon.

Marrëdhëniet e ngushta dhe të shumëfishta ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, vazhdojnë të zgjerohen dhe thellohen, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë gjatë të gjitha periudhave të shtetndërtimit të Kosovës. Ai gjithashtu e theksoi rolin kyç të mërgatës, si lidhje e fuqishme mes Kosovës dhe Gjermanisë.

Në emër të Qeverisë Federale të Gjermanisë, Ministri Cem Özdemir rikonfirmoi mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për Kosovën, duke përgëzuar Kosovën për avancimin dhe zhvillimet pozitive të arritura gjatë këtyre viteve. Ai gjithashtu përshëndeti përparimin e Kosovës në forcimin e demokracisë dhe orientimin e saj të qartë euroatlantik.

Ceremonia u pasurua më tej me një performancë muzikore të grupit „Ethnically Plugged“ nga Prishtina, dhe me ekspozitën “Rezistenca paqësore dhe shtetformimi në Kosovë 1988 – 1998”, që ofroi një pasqyrë të historisë dhe ngjarjeve të rëndësishme të Kosovës gjatë periudhës së shtetformimit

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat