Belgjikë, megaoperacion kundër një organizate shqiptare, 200 policë në terren

Diaspora

Belgjikë, megaoperacion kundër një organizate shqiptare, 200 policë në terren

Më: 20 shkurt 2025 Në ora: 10:41
Policia

Një operacion i madh ka nisur mëngjesin e djeshëm në lokacione të ndryshme në Belgjikë. Duket se në qendër të këtyre kërkimeve është një organizatë kriminale shqiptare.

Bëhet fjalë për trafikantë droge të specializuar në prodhimin dhe shitjen e marijuanës, por edhe në logjistikën e tregut të kokainës me shumicë.

Dje në mëngjes, rreth 200 policë kryen kontrolle në Molenbeek dhe Anderlecht në rajonin e Brukselit. Dhe më pas policia kreu gjithashtu kontrolle në provincën e Hainaut. Pra, ishte një operacion i gjerë kundër trafikut të drogës që u krye.

Prokuroria publike e Brukselit, e ngarkuar me hetimin, do të shpallë rezultatet e këtij operacioni në orët në vijim. Ky hetim ka nisur disa muaj më parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat