Fundjavë e ngjeshur me aktivitete kulturore dhe festive me rastin e Ditës së Pavarësisë së Kosovës, organizuar nga shoqatat – shoqëritë, ansamblet dhe klube të ndryshme në Zvicër!
Winterthuri festoj me folklorë dhe rapsodë, në mesin e disa të pranishëve, në rrethin më të ngusht në qendrën kulturore të shoqërisë Dardania me orkestrën e vet!
Javën që lamë pas pati, manifestime të ndryshem anë e kënd Zvicrës, por jo vetëm kaq edhe në Austri, Gjermani, Suedi, Itali, Kroaci, në Amerikën e largët, por jo vetëm kaq, manifestime pati dhe do të ketë e dhe javën tjetër ku do në botë, me një entuziazëm të veqant me rastin e Pavarsisë së Kosovës, e që festohet edhe këtu në Zvicër si gjithënjë tashmë e 17 vite.
Kështu ishte të premten e kaluar, ku në ambientet e ushtrimeve të SH.K.A “Dardania” nga Winterthuri, të cilët kishin zgjedhur një formë më modeste dhe më të veqant për ta festuar pavarësinë e Kosovës, duke i grumbullu disa grupe folklorike dhe rapsodike që veprojn në Winterthur me rrethinë.
Atmosfera impozante me një vullnet dhe dëshirë që kjo festë të festohet së bashku, edhe pse shumica nga këto grupe kishte kohë që nuk kishin festua bashkë si mbrëmjen e së premtes, ku po i këndonin Kosovës, heronjëve, lirisë, dhe natyrishtë UÇK-ës, e Adem Jasharit si komandant i kësaj lirie, dhe kësaj pavarësie që sot po e gëzojnë shumë fëmij, rini,të moshura nga mbarë populli i Kosovës, por jo vetëm kaq, ajo është në të vërtet edhe një festë mbarë shqipëtare, duke e marrë për bazë se pas pavarësisë së Shqipërisë, pavarësia e Kosovës është një datë më sublime e kombit tonë, prej nga sot festohet në të gjitha trojet tona.
Orkestra e Dardanisë që udhëhiqej nga veterani Hamit Shillova, mandej Ekrem Beqiri, Tefik Shavda, Mehmet Sermaxhaj, Dorart Ahmeti e Labinot Bllaca, dhe Sylë Sylaj, që kësaj here mungoj, ku eksekutuan valle e këngë të reportuarit të shoqërisë, duke përfëshirë këtu edhe vegla burimore si kavallat, meshnicat, surlat dhe veglave tjera me frymë, që i zotron si më së miri veterani i kësaj shoqërije, baca Hamit Shillova!
Pjesa tjetër, prirë nga Ruzhdi Hajrizi, një instrumentalist e këngëtar me përvoj të gjatë në vegla burimore si qiftelia, sharkia, primi, e deri te harmonika, edhe pse kësaj radhe kishte sjellur me veti mjeshtrin e saj Agim Sopin, që po e kompletonin muzikën popullore, me kombinimin e violinës së mjeshtrit Bashkim Fekaj, i cili zotëron edhe veglat tjera, por që edhe këndon së bashku, edhe me Emin Racin, e veteranin e rapsodit Sefedin Ramadani, i cili edhe pse në moshë, dëshira për tu bashkangjitur kësaj feste ishte e madhe, dhe kishte marrë rrugën nga Zürichu, për të qenë së bashku me shokët që shumë herë kishin këndua bashkë, për të mos e harrua edhe Nezir Hysenin, që me vite ishte në SH.K.A “Dardania”, bashkë me Hisen Abazin, që kishte vite që nuk po vinin në shoqëri, për shkaqe shëndetësore, por kësaj here i kishte bashku dëshira e madhe, për të festua dhe për të provua edhe një here si gjithë herave tjera dikur!
Amriswilli frymonte nga flamujt e Kosovës dhe gjyrat, verdhe e kaltër!
Nga aktivitetet që po organizoheshin sidomos të dielen, kryesia kishte ndar ekipet për ti vizituar shoqatat, dhe shoqërit e ansamblet e ndryshme në rrethinë, prej nga kryetari dhe bashkëshortja e tij kishin vendos me marrë pjesë në manifestimin e pavarësisë së Kosovës, që po organizohej nga shoqata “Sharri” nga Romanschorni me seli në Waldkirch të St. Gallenit, që më tani ka edhe lokalet e veta, ku vepron dhe zhvillon aktivitetet e saja falë vullnetarëve dhe aktivistëve të fushës së kulturës.
Salla po mbushej dal nga dalë, deri sa ne po prisnim fllimin e programit artistik, në sken ishte ngjitur Bexhat Sallai me gitaren e vet, dhe argëtonte të pranishmit deri sa të filloj programi, i cili me një ore vones, fëmijët të veshur me dy ngjyra verdhe e kaltër mbushën skenën, me një pamje jashtëzakosnisht mbrestëlënëse për të pranishmit.
Me intonimin e hymnit të Kosovës dhe më pas edhe me këngën e pavarësisë të Ilir Shaqirit, po shpalosej edhe flamuri i Kosovës, direkt në skenën e mbushur me artistë të skenën, dhe grupi i fëmijëve që po valvitnin flamujt kombëtar dhe të veshur verdh e kaltër, si simbol i dy ngjyrave të flamurit të Kosovës.
moderatorët të dytë së bashku Kreshnik Sadikaj, i cili në të vërtet ishte edhe koreografi dhe udhëheqësi artistik me një përvoj të gjatë të vallëtarit dhe tani më edhe të korepetitorit të valleve që ai i kishte luajtur sa ishte vetë vallëtar në qendrën studentore të Univerzitetit të Prishtinë, udhëhequr nga koreografi Dilaver Kryeziu, kurse sot ai po i luante dy tri role, njërën anë moderimin, tjetrën organizimin e në anën tjetër vallja, i cili printe thuaja se në çdo valle si solist. Bashkë me solistin e instrumentalistin Bexhet Sallain, që po i ndihmonte Kreshnik Sadikajt në moderim, për ta ftuar së pari kryetarin e shoqatës «Sharri», z. Fatmir Qazimi, i cili përshëndeti të pranishmit, dhe uroj festen e pavarësisë së Kosovës, mandej edhe prania e shefit të misionit konsullor të Republikës së Kosovës në Zürich, z.Vigan Berisha, i cili po ashtu u ftua nga moderatorët për një fjalë rasti, prej nga potencoj se jeta kulturore në mërgatë ka bërë që të organizohen manifestime të tilla, të cilat duhet të mburremi me manifestime të tilla, dhe uroj gjithë të pranishëmëve festën e pavarësisë së Kosovës, duke e pranuar edhe një mirënjohje nga organizatori i kësaj feste, e cila ja dhuroj aktivistja e shoqatës zonja Igballe Krasniqi.
Mandej filluan vallet njëra pas tjetrës, të dy grupeve, apo më mirë me thënë të tri grupeve vallëzimesh, për të vazhdua edhe me disa mirënjohje tjera si shoqërisë kulturore - artistike “Dardania” nga Winterthuri, e që vitin që shkoj festoj 30 vjetorin e themelimit të saj, prej nga mirënjohjen e mori kryetari i saj z. Shefqet Cakolli, i cili faleminderoj shoqatën dhe kryesinë e saj për bashkëpunimin dhe uroj njashtu edhe festën e pavarësisë së Kosovës gjithë të pranishmëve.
Edhe Ansambli, “Arbëresha” po ashtu u ftua për një mirënjohje, të cilët po përfaqësoheshin nga kryetari i sapo zgjedhur z. Augustin Uka, me Nue Ukën i cili ishte deri heren e fundit ishte edhe kryetar, edhe në rolin e koreografit, ku së bashku me misionin katolit të Sirnahut, gravitojnë dhe bashkërendisin edhe pjesën kulturore dhe artistike të ansamblit tashë e 21 vite të themelimit të saj.
Mirënjohje mori edhe Mehmet Kajtazi, i cili nuk u pronocua fare, e që ishte në një periudhë po ashtu një veprimëtar kulture, bashkë Nexhat Sahitajn, i cili në fakt ishte edhe bashkë themeluesi i shoqatës “Sharri”, e poashtu e përcillëte me kujdes thuaja se çdo lëvizje të skenës, dhe koreografit që po shfaqeshin para një publiku të qetë e modest, dhe shpesh u deshten moderatorët të kërkonin duertrokitje nga ata!
Në fund të programit doli edhe kengëtari Osman Imeraj, ku edhe filloj pjesa argëtuese e prorgamit, prej nga dolen edhe publiku sidomos të rinjët,dhe vallëzonin në ritmin e dasmave, pse jo edhe të festës së pavarësisë!
Usteri, ngjalli kurreshjte, nga numri i madhë i të pranishëmëve, dhe me program cilësor e voluminoz!
Pjesa tjetër e kryesisë së shoqërisë kulturore dhe artistike Dardania, ishte e pranishme te shoqata “Bashkimi” në Uster të Zürichut, ku gravitojnë një numer i madhë të bashkëadhetarëve, përfëshirë këtu edhe Zürichun, e fale një numri të madhë të anëtarëve të kësaj shoqata, edhe krijohet mbushja e sallës, edhe pse e vogël për numrin kaq të madhë të të panishmëve, por që kohëve të fundit, po e prantikojn edhe me hyrje, por gjendja nuk po ndryshon, ajo mbushet gjithënjë, ska rëndësi një çmim i hyrjeve si në festën e Pavarësisë së Shqipërisë, po ashtu të festës së Pavarësisë së Kosovës.
Me hymnin kombëtar, dhe nënë përcjeljen e thuajsa se gjithë grupit të vallëtarëve si dekor, edhe po hapej manifestimi për ta përshëndetur si nikoqirë i saj, kryetari i shoqatës Bashkimi z.Guximtar Alushi, i cili faleminderoj të pranishmit sidomos të ambasadorit të Kosovës dhe përfqësuesit të ambasadës së Shqipërisë!
Natyrisht se aty kishte valle, këngë kënduar nga Isuf Rashiti i cili edhe është anëtarë i kësaj shoqate, por edhe të grupit të orkestrës nga Gjeneva, që po e paraqiteshin me disa pika muzikore. Vallet janë thuaja se prioritet i kësaj shoqate, falë edhe numrit të madhë të vallëtarëve të gati shtatë grupeve të vallëzimeve, të të gjitha grup moshave.
Në mesin e shumë shoqërive, si Ansambli Vatra, shoqata Skenderbeu, SH.K.A “Dardania” mandej LAPSH-i, dhe disa të tjera që nuk arritem ti kemi me emra. Në mesin e shumë të pranishmëve të shoqërive dhe shoqatave e ansambleve aty po merrte pjesë edhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Bern të Zvicrës. z. Mentor Latifi, i cili edhe përshëndeti të pranishmit me një fjalë rasti, si dhe sekretari i parë i ambasadës së Shqipërisë, z. Valon Gashi, që ishte po ashtu i pranishëm në këtë manifestim të rëndësishëm për kombin tonë, po ashtu përshëndeti edhe ai këtë manifestim kaq të veqant, sidomos këtu në mërgat.
Të mos flasim për vallet e stërmbushura, por që me qasjen e disa grupeve të vallëzimit, deshën apo nuk deshën, publiku i përcolli deri në fund, pavarësisht se koha kishte kalua limitete e saja, por që udhëheqëja artistike me gjasë u detyrua të ju jap hapësirë të gjithëve për tu paraqitur me talentin e tyre, se për ndryshe do tu ngelet hatri, dhe do mbeseshin pa paraqitje.
Moderimin e udhëhoqi Ornela Zela, e cila ka një përvoj në këtë shoqatë dhe e bënë me vullnet këtë obligim, prej nga mësuam se është mbesa e Vaqe Zelës.
Aty si gjithënjë përmos një çmimi në hyrje, ka edhe ushqime e pije që mund të shërbehen, secili që ka etje dhe uri, andaj krej stafi organizativ ishte i mobilizuar të shërbenin secili në formën e vetë, por gjithësesi pati edhe shumë që po rrinin në këmbë, për ta përcjellur gjithë atë aktivitet të ngjeshur me programit artistik të grupeve të fëmijëve dhe të rriturëve, por edhe të musafireve nga Kosova të aktorit të njohur Çun Lajqi, i cili vjen gjithëmon edhe me librat e veta.