U shemb çatia teksa po punonte, vdes 19-vjeçari shqiptar në Santorini

Diaspora

U shemb çatia teksa po punonte, vdes 19-vjeçari shqiptar në Santorini

Më: 21 shkurt 2025 Në ora: 17:04
Ilustrim

Një punëtor 19-vjeçar me origjinë shqiptare humbi jetën në Santorini të Greqisë pasi u shtyp për vdekje nga shembja e çatisë teksa po kryente punime ndërtimi në një pronë të shpellës në Imerovigli.

Sipas Cyclades24.gr, është arrestuar pronari i objektit dhe personi përgjegjës për punën.

Policia po kryen hetimet paraprake për zbardhjen e saktë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Ngjarja nuk ka të bëjë me lëkundjet sizmike, ndërsa zona specifike ku po zhvilloheshin punimet nuk është në zonën e ndaluar për shkak të tërmeteve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat