Në shpirtin e popullit, në sytë e ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në sytë e mijëra nënave që lindën nën përkujdesjen shëndetësore të tij, Dr. Fahredini ishte shpallur tanimë shenjtor shpirtëror.
Promovim i dinjitetshëm nga komunitetit shqiptar të Suedisë, i librit monografik i titulluar “DOKTORI QË I DHA JETË LIRISË DR. FAHREDIN HOTI”, autor Mr. Besnik Hoti, nën përkujdesjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës - Dega Jugore Suedi. Në fillim u prezentua një dokumentar kushtuar jetës dhe veprës së Dr. Fahredin Hoti. Më pastaj moderatorja e këtij eventi kulturor znj. Alejna Emini, për të shpallur të hapur e ftoj Mr. Afërdita Hotin, e cila në fjalën e saj tha: “Le të kujtojmë sot Dëshmorin e kombit, Dr. Fahredin Hotin dhe le të frymëzohemi nga veprat e tij, për të punuar për të ardhmën tonë të ndritur, për çfarë e dha jetën doktori.
Baca Dinë kusheriri im dashur, ashtu siç të kemi thirrur të gjithë, ju detyrohem për një falënderim shumë të veçantë, për kujdesin ndaj nënës sime dhe për mua peronalisht, që e kishe dhe nuk kurseve asgjë. Të përulem në përjetësi para teje dhe veprave tuaja fisnike.Jemi krenarë për veprën tënde ne Familja Hoti dhe mbarë populli shqiptar kudo që nodhet”.

Për librin referuan Hysen Ibrahimi, Isuf Bajraktari, Mona Juniku dhe Alejna Emini. Po shkëpusim nga disa thënie nga secili referues i këtij libri.
Hysen Ibrahimi: “Vlerësoj se Dr. Fahredin Hoti ishte shpirti i popullit. Në shpirtin e popullit, në sytë e ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në sytë e mijëra nënave që lindën nën përkujdesjen shëndetësore të tij, Dr. Fahredini ishte shpallur tanimë shenjtor shpirtëror”. Kontributdhënia e Dr. Faherdinit, ishte futur në rrugën e pakthyeshme, që ngjanë me veprat e mëdha të personaliteteve, e që shumë prej tyre janë nominuar me Çmimin “Nobel” për humanizëm, shëndetësi, arsim etj. Unë mendoj se çmimi “Nobel” do t’i takonte me plot meritë edhe Dr. Fahredin Hotit”.
Prof. Isuf Bajraktari: “Foli me përkushtim duke thënë se kjo monografi i kushtohet një prej figurave më të ndritura të historisë kombëtare shqiptare, Dr. Fahredin Hotit. Si mjek i devotshëm dhe patriot intelektual i palëkundur, ai u bë simbol i sakrificës sublime në rrugën e lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve. Le të shërbejë kjo monografi si një urë mes të shkuarës dhe të ardhmes, që brezat e rinj të mos harrojnë se liria nuk është një dhuratë, por një arritje e fituar me shumë sakrificë, do të mbetet një simbol frymëzimi për të gjithë ne”.
Mona Juniku: “Dr.Fahredin Hotin në fjalën e saj me të drejtë konstatoj se ai ishte i lidhur ngusht me pacentët e tij dhe mbeti një fanar shprese dhe frymëzimi, duke na kujtuar të gjithëve fuqinë e dashurisë, dhembshurisë dhe ndjekjes së drejtësisë. Konsiderohej si dritë shprese për njerëzit e zakonshëm dhe shumë prej atyre që kanë pasur fatin të jenë pacientë të tij kanë folur me respekt e konsiderata të veçanta. Sa shumë jetë të reja kanë lindur në duart e tij të arta dhe sa shumë nënave ua ka kthyer buzëqeshjen, gëzimin dhe shpresën për jetën”.
Alejna Emini : “Dr. Fahredin Hoti ishte një nga figurat kyçe që ofroi shpresë për shumë banorë të Kosovës gjatë Luftës së Kosovës. Si mjek i angazhuar në kushte ekstreme, ai u bë një simbol i kurajës dhe dedikimit ndaj njerëzve, shpesh duke vendosur jetën e tij në rrezik për të shpëtuar të tjerët”.
Poetët të cilit i kishin kushtuar poezi Dëshmorit të kombit Dr. Fahredin Hotit, i deklamuan para të pranishmëve, ishin: Isuf Bajraktari, Remzi Basha, Idriz Gashi dhe Xhevrije Nimani Kurteshi. Këshilli Organizativ i formuar në kuadër të komunitetit shqiptar për përurimin e këtij libri, ndau “MIRËNJOHJE”, Post-mortum për Dr. Fahredin Hotin dhe Kreshnik Hoti, kurse “MIRËNJOHJE” ndan për Znj. Nexhmije Hotin dhe Mr. Besnik Hotin autorin e librit. Këto mirënjohje u dorëzun nga anëtarë të KO-së, Isak Bunjaku, Xhevat Isufi, Murat Koci dhe Mona Juniku.
Autori i librit z. Hoti në fjalën e tij shprehi falënderime për organizimin e përurimit të tij, kushtuar babait të ti Dr. Fahredin Hoti. Ai, foli edhe për punën e babait të tij, i cili asgjë nuk kishte kursyer për çështjen kombëtare. Autori nderoj të gjithë anëtarët e Këshillit Organziativ për punën e tyre duke u nda “MIRËNJOHJE”.
Valltarët e Shoqatës Kulturore “Dardanisa Danc”, me koregraf Naser Sopjanin, të veshur me kostume kombëtare, e ngjallën atmosferën me vallët e tyre, që po e ngrisin lartë kulturën dhe vallen shqipe në skenat e Suedisë.
Në emër Këshilli Organziativ z. Hysen Ibrahimi, Kryetar, ftoj që këto “MIRËNJOHJE” të ua dorëzojnë fëmijëve valltarë dhe koreografit z. Naser Sopjanit, Prof. Dr. Muhamet Shatri, Prof. Osman Ahmetgjekaj, Mona Juniku, Nezaqete Osmani dhe Violeta Hoxha.