Dobësimi i tepërt është i shkruar në gjene, kështu njoftojnë studiuesit.
Sipas një studimi të botuar në revistën “Nature” i kryer nga disa gjenetistë të “Imperial College” në Londër dhe nga universiteti i Lozanës, arsyet e dobësimit ekstrem dhe të vazhdueshëm te disa persona vijnë për shkak të pranisë së 28 gjeneve të lidhura në kromozomin 16.
Shkencëtarët kanë vënë re se si mungesa totale e këtyre gjeneve është më e madhe te personat që janë obezë dhe mbipeshë.
Ndërsa mundësitë për të qenë të dobët shtohen te njerëzit ku këto gjene janë dopio.