Pothuajse çdo lloj perime është e mirë për shëndetin tuaj. Por ka disa specifike që kanë përparësinë për t’ju ndihmuar të humbni peshë. Sipas thehealthy.com, ato mund të jenë një zëvendësues ideal me më pak kalori.
Kunguj
Kungujt janë më pak kalori dhe një opsion pa gluten. Një kungull i njomë mesatar ka rreth 33 kalori, dy gram fibra dhe 58% të dozës së rekomanduar ditore për vitaminë C.
Lulelakër
Kur doni patate me kalori të larta ose oriz të bardhë, kini parasysh t’i zëvendësoni me lulelakër. Ka vetëm pesë gram karbohidrate, 27 kalori dhe dy gram fibra. Përveç kësaj, lulelakra është e pasur me vitaminë C, vitaminë K dhe acid folik.
Panxhari
Panxhari mund të frenojë dëshirën tuaj për ëmbëlsira. Është një perime e ëmbël me rrënjë dhe në fakt, panxhari mund t’ju ndihmojë të digjni dhjamin kur do të stërviteni. Edhe nëse panxharët konsiderohen perime me niseshte, ato janë akoma 7 gram më të ulëta në karbohidrate sesa patatet.