Sa herë që shqetësohemi për një problem të caktuar në familje, një shqetësim me fëmijët në shkollë, përmbushja e afatit për një projekt të caktuar në punë apo një dramë miqësie, e keni vënë re se ndjeni një shqetësim të vogël në stomak. Kjo mund të jetë gjendje ankthi, e cila bëhet edhe më gjithëpërfshirëse duke ndikuar direkt jo vetëm në gjendjen tuaj mendore dhe fizike, por edhe në pjesën e oreksit.
“Ndikimi i stresit në oreks është shumë kompleks dhe ndryshon nga njëri tek tjetri person,” thotë psikologia Christina Gentile. Kryesisht ndikimi është frenues, pra ndërprerje e oreksit dhe në raste më të rënda nauza, dhimbje dhe shqetësime në stomak.
Por, çfarë duhet të bëni në këtë rast? Ja tre këshilla të vlefshme për ju!
#1 Përpara se të hani diçka, qetësoni nervat me një ushtrim frymëmarrjeje
Arsyeja kryesore që stresi afatshkurtër mund të jetë “vrasës” i oreksit është se në këtë gjendje aktivizohet sistemin nervor simpatik, i cili ndërpret oreksin dhe ngadalëson tretjen. Për ta qetësuar veten, bëni një frymëmarrje të thellë që ndihmon në lehtësimin e gjendjes.
#2 Konsumoni gjëra të gatshme
Kur jeni në situatë stresi apo nervash të tensionuara, sigurisht që të gatuarit është gjëja e fundit që mund t’ju shkojë ndërmend. Ndaj, mbajtja e ushqimeve të gatshme, kos, fruta të freskëta, drithra, perime apo gjalë kikiriku janë të gjitha alternative të mira për të “thyer” pak oreksin sa herë që jeni të stresuar.
#3 Hiqni dorë nga çdo kontakt me botën virtuale
Çfarëdo vakti që të zgjidhni për të konsumuar, edhe pse jeni nën presionin e stresit, fikni çdo pajisje elektronike, iPad, kompjuterin, telefonin çojeni nga dhoma tjetër dhe thjesht shmangni tundimin për të shijuar pa vetëdije një ushqim, teksa “harroheni” virutalisht në punët tuaja.