Një mëngjes i shëndetshëm sipas dietologëve

Dieta

Një mëngjes i shëndetshëm sipas dietologëve

Më: 4 maj 2024 Në ora: 20:56
Ilustrim

Një vakt i shëndetshëm mund t’ju japë energji gjatë gjithë ditës dhe t’ju ndihmojë të ndiheni të ngopur, por edhe në gjendje të mirë për të punuar dhe zhvilluar aktivitet tuaja ditore.“Ju duhet të synoni për një mëngjes që kombinon proteinat, karbohidratet dhe fibrat”, thotë Erika Xhovinazo, dietologe në Nju Jork. Për fat të mirë, mundësitë tuaja janë të shumta. Ja disa ushqime dhe disa këshilla të ekspertëve për t’i bërë ato edhe më të shëndetshme.

Kosi: I pasur me kalcium dhe proteina, ju ndihmon të ndiheni të plotë gjatë gjithë mëngjesit. Shtoni disa fruta për t’i dhënë ëmbëlsi dhe shije.

Drithërat: Vetëm dy lugë sigurojnë rreth 15% të vitaminës E që duhet të merrni çdo ditë. “Vitamina E është shpesh e ulët në dietat e njerëzve, kështu që kjo është një mënyrë e mirë për të shtuar sasinë e saj, thotë Xhiovinazo. Është e lehtë të përfshini drithërat pothuajse në çdo vakt. Mund t’i përzieni me kos , fruta ose në sallatë.

Bananet: Nuk ka asgjë më të mirë se një banane në mëngjes për t’ju mbajtur të ngopur për një kohë të gjatë,sidomos kur ka ngjyrë gjelbër. Bananet janë një nga burimet më të mira të rezistencës.

“Priteni në feta dhe shtojeni në drithëra apo kos”, rekomandon Xhiovinazo. “Kjo do të shtojë ëmbëlsinë natyrore, kështu që nuk do të keni nevojë për sheqer shtesë.”

Në sajë të një doze të lartë të kaliumit, bananet janë një zgjedhje veçanërisht e mirë për njerëzit me hipertension.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat