Dëshironi të dobësoheni por nuk ia dilni dot? Humbisni kilogramët e tepërt duke konsumuar këtë produkt që të gjithë e kemi në shtëpi

Dieta

Dëshironi të dobësoheni por nuk ia dilni dot? Humbisni kilogramët e tepërt duke konsumuar këtë produkt që të gjithë e kemi në shtëpi

Më: 9 maj 2024 Në ora: 21:34
Ilustrim

Për problemet me peshën dhe mbi peshën kemi folur shumë, por sigurisht jo pa arsye.  Ndër shqetesimet më të mëdha të shoqërive moderne sot janë edhe kilogramët e tepërt.

Për shkak të vështirësive dhe problemeve që shkaktojnë në jetën e përditëshme.

Nuk ka shumë rëndësi nëse jeni në prag të periudhës së plazhit ose jo, një trup i hollë është gjithnjë i shëndetshëm e në modë.

Me disa këshilla të lehta do të arrini jo vetëm të nxirrni toksinat nga trupi, por edhe të humbisni peshë.

Çfarë të konsumoni

Më shumë ujë, më pak peshë do të ishte përgjigjja e saktë e kësaj pyetje.

Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org, nga Frontiers in Nutrition shpjegon se sasitë e mëdha të ujit mund të ulin peshën trupore.

Kjo pasi konsumimi i ujit në mënyrë periodike dhe sidomos para konsumimit të vakteve rrit ndjesinë e ngopjes.

Në të njëjtën kohë ky proçes do të stimulojë konsumimin e kalorive të duhura për prodhimin e energjisë trupore.

Ekpsertët e lidhin mungesën e ujit në trup me shtimin e shpejtë në peshë ndaj nëse doni të hiqni kilet e tepërta kujtohuni të pini shumë ujë.

Si e ndihmon uji organizmin

Konkretisht ekspertët flasin për proçesin e termogjenezës që është proçesi i djegies së kalorive nga organet.

Ky proçes përshpejtohet kur në trup futen edhe substanca të tjera të cilat ndihmojë metabolizmin.

Uji duket se është një ndër substancat që funksionon më shpejt dhe më mirë në djegien e këtyrë kalorive.

Nga të dhënat e ekspertëve rreth 2 gota ujë, përafërsisht 500 ml në temperaturë ambienti rrit djegien e kalorve në trup me 30%.

Këto të dhëna vijnë të njëjta si për burrat ashtu edhe gratë duke i ndihmuar të djegin dhjamin dhe karbohidratet.

E rëndësishme është që uji të jetë në temperaturë ambienti rreth 22 gradë celcius në mënyrë që ky proçes të kryhet në maskimum.

Vlerat që i dhuron një gotë me ujë organizmit janë të shumta, por më e rëndësishmja është nxjerrja jashtë e toksinave të dëmshme.

Ky proçes është i vështirë për t’u arritur ndaj disa gota ujë në ditë janë miqtë tuaj më të mirë.

Sa herë duhet të pini ujë

Nuk ka rëndësi nëse jeni në dietë strikte ose jo gjithnjë konsumoni shumë ujë.

Sipas dietologëve uji ka aftësinë të frenojë ndjenjën e urisë dhe t’ju lërë të ngopur më shpejt.

Një zakon i mirë i të qëndruarit në formë është të mos pini uji vetëm kur ju merr etja.

Bëjeni këtë vazhdimisht gjatë gjithë ditës.

Përgjithësisht rekomandohen 8 gota ujë në ditë për të pastruar totalisht organizmin tuaj.

Bëni gjithnjë kujdes me ndjesinë e urisë dhe të etjes pasi të dyja janë ngushtë të lidhura me njëra tjetrën.

Ndonjëherë në vend të urisë ajo që realisht po përjetoni është nevoja për një gotë ujë pasi trupi ndihet i dehidratuar.

Uji para vakteve

Për të humbur deri në dy kilogramë në një kohë të shkurtër pini ujë para konsumimit të vakteve tuaja.

Një stadium i vitit 2010 i publikuar në revistën Obesity të cilit i referohet AgroWeb.org e vërteton edhe një herë këtë.

Sipas ekspertëve përsonat që konsumojnë ujë para se të hanë ushqim kanë tendencën të humbasin deri në 2 kilogamë.

Ky proçes ndodh më shpejt se personat që nuk e konsumojnë ujin apo e konsumojnë pak.

Gjithësesi krahas konsumimit të ujit e rëndësishme është të keni një regjim ushqimor të pasur me fibra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat