Mos e ndani avokadon nga dieta juaj

Dieta

Mos e ndani avokadon nga dieta juaj

Më: 13 maj 2024 Në ora: 14:19
Foto ilustrim

I pasur me përbërës ushqyes, avokado, i karakterizuar nga forma e dardhës ka brenda tij një bërthamë të madhe dhe një tul të ëmbël e të butë.

Avokado është e pasur me betakaroten dhe glutation, dhe është mbrojtës ndaj rrezeve të diellit.

Gjithashtu përmban vitamina A dhe E, dy antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë lëkurën të jetë elastike dhe ngadalësojnë plakjen e qelizave, duke luftuar edhe efektin e radikaleve të lira.

Çdo avokado përmban shumë kalium, madje më shumë se banania, por është i pasur edhe me acid yndyror linoleik dhe Omega 3, në gjendje të stimulojë prodhimin e kolesterolit të mirë, dhe pengojnë depozitimin e kolesterolit të keq.

Pra, përdorimi i rregullt i tij ndihmon në rënien në peshë dhe kjo falë fibrave ushqyese që shtojnë ndjesinë e ngopjes.

Studime të ndryshme tregojnë gjithashtu se një sasi e mirë kaliumi është në gjendje të reduktojë tensionin e gjakut.

Vitamina A në avokado është e rëndësishme për shikimin, vitaminat B (B1 dhe B2) janë thelbësore për rritjen dhe mirëqënien. Në këtë frut nuk mungojnë as vitaminat, D, E, K, H, PP.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat