5 ushqimet që ju ndihmojnë të hiqni disa kilogramë

Dieta

5 ushqimet që ju ndihmojnë të hiqni disa kilogramë

Më: 13 korrik 2024 Në ora: 23:23
Ilustrim

Kur përpiqeni të hiqni qafe kilet shtesë, një nga lëvizjet më të mira që mund të bëni është që të zgjidhni ushqimet që ju ngopin. Gjithashtu, aleati juaj thelbësor në këtë “mision” janë pesë ushqimet e mëposhtme që do të rrisin metabolizmin tuaj për të marrë më shumë kalori gjatë ditës.

Manaferrat

Pavarësisht shijes së tyre të ëmbël manaferrat, luleshtrydhet dhe boronicat kanë pak kalori dhe fibra, që do të ndihmojnë për t’ju mbajtur larg urisë për shumë orë. Studimet tregojnë se boronicat përmbajnë flavanoide, të cilat rrisin prodhimin e hormoneve që synojnë djegien e yndyrës.

Vezët

Ato sigurojnë 6 gram proteina, por vetëm 70 kalori, kështu që është një zgjedhje e shkëlqyer për një mëngjes. Sipas të dhënave shkencore, vezët në mëngjes parandalojnë urinë.

Kosi

Kosi është i pasur me proteina, që janë të  nevojshme për të rritur masën e muskujve. Muskujt janë aktivë metabolikisht. Ata djegin kalori, kështu që rritja e masës së muskujve do t’ju ndihmojë të humbni peshë më lehtë. Një studim ka treguar se një rritje në marrjen e proteinave nga 15% në 30% të kalorive të përgjithshme të ditës mund t’ju ndihmojë të hani deri në 450 kalori më pak gjatë ditës. Kujdes nga kosi që zgjidhni sepse mund të përmbajë më shumë sheqer se sa duhet.

Çaji

Çaji jeshil siguron katekins, substanca që, në kombinim me kafeinën, do të stimulojnë metabolizmin tuaj për të djegur më shumë kalori. Mos harroni se çajin, në qoftë se e konsumoni pa sheqer, mjaltë ose qumësht, ka zero kalori, kështu që përfitimet do të jenë  dyfish!

Fistekët

Tridhjetë fistëk ju japin 6 gram proteina dhe më pak se 100 kalori. Arrat janë në përgjithësi një ushqim i shëndetshëm dhe që ju mund t’i shijoni çdo ditë pa pendim.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat