Si të humbni peshë pa dietë

Dieta

Si të humbni peshë pa dietë

Më: 20 shtator 2024 Në ora: 23:15
Ilustrim

A jeni lodhur nga dietat e shumta që ju premtojnë kot se do të humbni kile. Mësoni se nuk është gjithmonë e nevojshme të ndiqni një dietë. Natyrisht që ju duhet të përzgjidhni ushqimet, por ka gjëra që mund t’ju vijnë në ndihmë pa shumë përpjekje.

Shtatë zakone të thjeshta që nëse i zbatoni ju do të shihni ndryshimin e trupit tuaj në mënyrë spektakolare!

1. Ngrihuni herët në mëngjes: Ushtrimi i mëngjesit për rreth 45 minuta stimulon metabolizmin tuaj gjatë gjithë ditës.

2. Hani një mëngjes të mirë: Mëngjesi ju jep kalori për ditën dhe gjithashtu frenon hormonet e urisë.

3.Merrni perime rezistente: Perimet si marul, karota, panxhar dhe lulelakra kanë një jetëgjatësi prej të paktën një javë, kështu që ju do t’i keni në dispozicion për të përgatitur ushqim të shëndetshëm.

4. Pini (më shumë) kafe: Lejohet të konsumoni deri në 400 mg kafeinë në ditë, që do të thotë rreth katër filxhanë kafe.

5. Hani një mollë para se të shkoni në supermarket: Studimet tregojnë se një frut i shëndetshëm para se të bëni pazar do t’ju inkurajojë të blini më shumë fruta.

6. Mos blini sasi të mëdha ushqimi: Kur dollapët dhe frigoriferi juaj janë plot, ju keni më shumë gjasa të hani më shumë gjatë ditës.

7. Hani darkën tuaj herët:  Pra, nëse mësoheni të hani mëngjesin tuaj rreth orës 8, ju duhet të planifikoni vaktin e fundit të ditës suaj në 20:00 në mbrëmje.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat