Si do të na gjejë viti i ri pa yndyrë në bark

Dieta

Si do të na gjejë viti i ri pa yndyrë në bark

Më: 1 janar 2025 Në ora: 23:44
Ilustrim

Shumica prej nesh po kërkojnë mënyra për të qëndruar të shëndetshëm dhe në formë gjatë sezonit të festave, gjë që shpesh rezulton e vështirë kur marrim parasysh konsumin e shtuar të alkoolit, ushqimin jo të shëndetshëm dhe mungesën e gjumit. Më tipik është shembulli me grumbullimin e dhjamit në bark, i cili jo vetëm të pengon të veshësh fustanin e preferuar, por rrit rrezikun e problemeve shëndetësore, si sëmundjet kardiovaskulare dhe diabeti i tipit 2.

Nëse dëshironi që viti i ri t’ju gjejë pa peshë të tepërt, mund të ndiqni zakonet e mëposhtme të thjeshta por efektive.

Perimet në gjysmën e pjatës në mënyrë që yndyra të mos rritet

Nëse jeni në një darkë festive, përpiquni të mbushni gjysmën e pjatës tuaj me fruta dhe perime, të cilat janë të pasura me fibra, pasi studimet tregojnë se një dietë me fibra të lartë shoqërohet me pakësimin e yndyrës së brendshme (aka barkut).

Përveç shijes së tyre, ju gëzoni edhe përfitime për funksionimin e duhur të trupit tuaj.

Kufizoni ose shmangni fare alkoolin

Studimet kanë lidhur konsumimin e lartë të alkoolit me një perimetër më të madh të belit. Arsyeja e lidhjes? Si fillim, pirja e kalorive të alkoolit rrit shpejt marrjen tuaj ditore pa ju ngopur.

Prandaj, përpiquni t’i përmbaheni një gote verë të thatë, e cila zakonisht ka më pak kalori, ose zgjidhni një pije të lehtë për ta shmangur atë.

Zgjidhni ëmbëlsirën tua “me zgjuarsi”
Sigurisht që gjatë periudhës së festave mund të relaksohemi pak dhe të shijojmë ëmbëlsirat, por edhe këtu do të na duhet moderimi për të shmangur një shtim të padëshiruar në peshë dhe yndyrë.

Pra, kur zgjidhni, mbani në mend se ëmbëlsira juaj duhet të jetë një opsion më i ulët në yndyrë dhe karbohidrate të rafinuara dhe më i lartë në ëmbëlsues natyralë, si frutat.

Mos harroni kuptimin më të thellë të festave që është të ndani dhe të bëni të njëjtën gjë me ëmbëlsirën tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat