Si të heqim kilogramët pas festave?

Dieta

Si të heqim kilogramët pas festave?

Më: 2 janar 2025 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Të shijosh çdo gjë dhe të mos ndihemi në faj pas festave. Kjo është ajo që mendojmë gjithmonë kur kemi një tavolinë të bollshme, embëlsira dhe alkool.

Ashtu si vendet e tjera, edhe festa në Shqipëri përveç ditë pushimi, janë edhe festa ushqimi.

Por këto festa lënë pas edhe kilet e shtuara. Sipas nutricionistëve, ata që abuzojnë mund të shtojnë deri në 2 kg gjatë këtyre ditëve dhe akoma më problem kur festimet zgjatin për disa ditë.

“Festat e fundvitit janë festa ushqimi. Është e pashmangshme në fund të festave kthehemi me 2 kg, të paktën i kemi marrë 2 kg. Abuzojmë me ushqimin, me pijet, me embëlsirat. Për të hequr kilet e marra gjatë festave, apo ato që janë mbipeshë, gjëja e parë që duhet të bëjnë është të kontrollojnë ushqimin.

Edhe zgjatja e festave është problem”, thotë dietologia Enkeleida Ferrollari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat