Libri, “Never Forget – Mos Harro Kurrë”, me autorët Nusret Pllana dhe Agim Aliçkaj, do të promovohet të martën më datë 21 qershor nën organizimin e Institutit të Studimeve të Evropës Juglindore në Tiranë.
Ngjarja do të zhvillohet në Hotel Tirana, Salla Balsha.
Sipas njoftimit, aktiviteti do të zhvillohet në prezencën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Libri “Never Forget”, është një botim i vogël na njeh me krimet e mëdha të serbëve ndaj shqiptarëve në periudha të ndryshme.