Jetë pranë vdekjes nga torturat serbe!

Dokumentare

Jetë pranë vdekjes nga torturat serbe!

Nga: Sami ARIFI Më: 5 qershor 2024 Në ora: 15:46
Autori Sami Arifi

Në radhë me të parët në Komunën e Vitisë ishte prof. Jakup Jahiri i cili ishte i vequar jo vetëm pët Gjimnazin atëherë të ashtquajtur „Boro e Ramizi“ tashmë „Kuvendi i Lezhës“ në Viti që në atë kohë kishte më se 130 profesorë, ku, mbi 100 ishin shqiptarë, por ai ishte rast i veçantë nga i tërë arsimi i Komunës së Vitisë, meqë ai ishte i pathyer për kauzën kombëtare.

Për këtë arsye armiku shekullor serb me bashkëpunëtorë ia bëri të ashtquajturin „izolim“. Prof. Jakupi ishte nga fshati dadovinë e Jerlive, nga ky fshat u morë në izolim edhe Gursel Sylejmani, ish i burgosur politik, (tashmë hero i kombit shqiptar së bashku me vëllain Bajram Sylejmani).

Nga fabrika „Vinex“ ku punonin me qindëra puntorë u morë në të ashtquajturin „izolim“ inxh. Nexhmedin Arifi nga fshati Sllatinë e Epërme. Nga ky fshat u morë në „izolim“ dhe ish i burgosuri politik Fahri Ymeri i cili më parë ishte i dënuar me 6 (gjashtë) vite burg të rënd, nga i njejti fshat u morë në „izolim“ edhe Përparim Azemi që i njejti edhe më parë ishte në izolim.

Nga Vërbani u morë në të ashtquajturin „Izolim“ Abdyl Bajrami i cili edhe më parë ishte i dënuar në burgjet serbe.

Ky i ashtquajturi „izolim“ që e bëri Serbia me bashkëpunëtorët e saj, nuk mund të titullohet ndryshe veçse „Jetë pranë vdekjes nga torturat serbe“.

Edhe se këta veprimtarë të mëdhenj ishin në buzë të vdekjes nga torturat e skajshme serbe, ata asnjëherë për kauzën e madhe kombëtare nuk e ndryshuan drejtimin e rrugës së tyre.

Të tillë ishin ata në ndërgjegjësimin dhe zgjimin e çështjes kombëtare, gjithmonë në rrugën e tyre të pandalur „jetë në liri, a Vdekje“,… Lavdi atyre që tani nuk janë në jetë, por në pavdekshmëri, respekt të pafund për ata që sfiduan dhe tani gëzojnë lirinë!...

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat