SHBA-të ishin të angazhuara në një komplot, që të përmbysnin Enver Hoxhën, me forca paramilitare, por…

Dokumentare

SHBA-të ishin të angazhuara në një komplot, që të përmbysnin Enver Hoxhën, me forca paramilitare, por…

Më: 9 shtator 2024 Në ora: 08:23
Foto ilustrim

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të rifillojnë marrëdhëniet e plota diplomatike me Shqipërinë, që nga dita e premte, duke i dhënë fund ndërprerjes 52-vjeçare”, – njoftuan sot zyrtarët amerikanë dhe shqiptarë. Zyrtarë të administrates, thanë se ministri i Jashtëm shqiptar, Muhamet Kapllani, do të fluturojë drejt Uashingtonit, ku do të marrë pjesë në firmosjen e aktit formal të rinjohjes diplomatike me asistentsekretarin e Shtetit, Raymond G. H. Seitz.

Një zyrtar i administratës tha se “do të kalojnë muaj që të emërohet ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë dhe akoma më shumë kohë, që të ngrihet dhe të funksionojë ambasada amerikane në kryeqytetin shqiptar.

Por, administrata e Bushit ka dalë në përfundimin, se është e përshtatshme të veprojë tani, sepse; “ne dëshirojmë të angazhohemi në procesin demokratik në Shqipëri”, – thanë zyrtarët dhe sepse qeveria komuniste e presidentit Ramiz Alia, është duke bërë përpjekje për reformat e fundit”.

Kërkohet angazhim më i madh

Më 31 mars 1991, Shqipëria do të mbajë zgjedhjet e para shumëpartiake, qëkur u vendos pushteti komunist në fundin e vitit 1944. Zyrtarët e administratës amerikane, thanë se Departamenti i Shtetit, do të dërgojë një grup të vogël diplomatësh amerikanë në Tiranë, që të njihen me situatën përpara zgjedhjeve.

Që prej fillimit të dhjetorit, Shqipëria, një vend me 3.5 milionë banorë, është përfshirë nga një valë e pakënaqësisë, e cila është shfaqur përmes protestave popullore kundër sistemit komunist. Richard A. Boucher, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, tha se lëvizjet cilësohen si një angazhim më i madh, por jo i mjaftueshëm, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria, kanë pasur lidhje të ngushta që përpara Luftës së Dytë Botërore. Amerikanët me origjinë shqiptare, u kthyen në Ballkan në vitin 1912, që të ndihmojnë në krijimin e qeverisë së parë shqiptare.

Presidentit Uillson, i është atribuuar fakti se; ka qenë mbështetësi më i fuqishëm i integritetit territorial të Shqipërisë në Këshillat Ndërkombëtare, menjëherë pas Luftës së Parë Botërore, kur Italia, Jugosllavia dhe Greqia, grindeshin se kush do të merrte një llokmë në këtë vend. Gjithashtu, një kolegj amerikan në Shqipëri, mbante emrin e tij.

Shqipëria fyen SHBA-të: “Superfuqi djalli”

Lidhjet diplomatike mes Uashingtonit dhe Shqipërisë, kanë funksionuar deri në qershor të vitit 1939, menjëherë pas pushtimit italian të Shqipërisë. Një mision informal amerikan vëzhgimi, është dërguar në Tiranë në vitin 1945, që të shqyrtojë mundësinë e rivendosjes së marrëdhënieve.

Qeveria komuniste refuzoi të respektojë marrëveshjet e pasluftës dhe iu ra në qafë anëtarëve të misionit, aq shumë, sa ata u tërhoqën në muajin nëntor të vitit 1946.

Qeveria shqiptare rivendosi marrëdhëniet diplomatike me Bashkimin Sovjetik, vitin e fundit, pas 29 vitesh ndërprerje. Gjithashtu, Shqipëria dhe Kina, kanë rënë dakord që të rrisin bashkëpunimin ekonomik dhe tregtarë, si pjesë e përpjekjeve të Shqipërisë, që të përmirësojë lidhjet e saja ndërkombëtare.

Shqipëria ka siguruar statusin e vëzhguesit në bisedimet e Helsinkit në Europë, të cilat kanë tërhequr vëmendjen për respektimin e të drejtave të njeriut. Nga atëherë dhe deri një vit më parë, qeveria komuniste, rregullisht, fyente Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke i cilësuar si; “superfuqia e djallit”, që donte të nënshtronte vende të vogla, si Shqipëria.

Në fakt, para viteve 1950-të, Shtetet e Bashkuara ishin të angazhuara aktivisht në një komplot, që të përmbysnin komunistët shqiptarë, me forca paramilitare.

Bisedimet për rivendosjen e marrëdhënieve nisën verën e kaluar dhe pothuajse kanë përfunduar në muajin shtator. Por zyrtarët e Departamentit të Shtetit, kundërshtojnë ecjen përpara për shkak të abuzimeve me të drejtat e njeriut, të cilat vazhdojnë në Shqipëri, gjë që është bërë shkas që projekti të shtyhet.

“Neë York Times” sjell opinione të shqiptarëve që emigruan në Amerikë. Flasin krerët e komuniteteve. Lëvizjet që bënë subjektet politike të diasporës!

Që Shqipëria të shkëputet nga e kaluara staliniste e saj, është aq largët, sa zhurma e hapave që dëgjohet në zonat e Nju-Jorkut. “Ajo është si një ëndërr”, – thotë Doktor Sami Repishti, kur i ra zilja e telefonit të tij, nga ishulli i largët në një mëngjes, pas 23 vjeteësh, kur autoritetet shqiptare kishin nxjerrë jashtë ligjit besimin dhe përdorimin e automjeteve private, kur kishin ndërprerë komunikimin e qytetarëve me botën e jashtme.

“Unë nuk mund ta besoja atë, qëkur dëgjova zërin e tim vëllai. Shpresoj se një ditë Shqipëria, të jetë demokratike”.

Shqiperia, përmes thashethemesh

Nga seksioni i Belmontit në Bronks, klubet sociale të shqiptarëve dhe restorantet e turbullta të Manhatanit, mbushen me partizanë dhe ish-komplotistë të Mbretit Zog, ku rrëmujshëm, burrat pinë cigare e raki dhe bisedojnë për gjëra të çuditshme, për protestat dhe privilegjet politike në atdheun e tyre, për enët e palara në anijet me shqiptarë në brigjet italiane, madje edhe për përmbysjen e monumentit, të ish-udhëheqësit Enver Hoxha.

Bisedimet janë lehtësisht të harrueshme. Jo rrallë, pas ardhjes në Amerikë, emrat e emigrantëve, si Gjergj, zakonisht bëhen George (Xhorxh). Kur zuri punë në një restorant italian në Manhattan, një shqiptar me besim mysliman, u prezantua me pronarin, si Sergio, ndërsa ai quhej Sejdi.

Por teksa i hedh një vështrim së jashtmi te shqiptarët e Nju-Jorkut, shpesh shikon reflektimin e një vendi të vogël ballkanik, të izoluar dhe ndonjëherë imazhe të dhunshme; trazimet ëndërruese kanë hapur një dritare në komunitetin me fuqi dhe sukses të jashtëzakonshëm.

Dhe tek emigrantët përdoret origjina e tyre, në diskutimet që bëhen këtu si një lloj lojë rrëshqitëse, megjithëse sundimi i Partisë së Punës së Shqipërisë, tundet si një nga dominotë e fundit të Europës Komuniste, gjë që, gjithashtu, ka ripërtërirë krenarinë e vjetër.

“Njerëzit do të thonë: A jeni ju shqiptarë? A do të thotë se ju jeni nga Albany? A jeni ju një Albino”? – thotë At Artur Liolin, Kancelar i Kishës Orthodokse Shqiptare të Amerikës. “Tani njerëzit e dine, se kush jeni ju”.

Si u prit lidhja e marrëdhenieve diplomatike

Të premten, pas më shumë se gjysmë shekulli, kundërshtish të ndërsjella dhe mosnjohje mes Shqipërisë dhe SHBA-ve, u rivendosën marrëdhëniet e plota diplomatike. Zyrtarët amerikanë e argumentuan këtë si lëvizje, duke thënë se ata dëshirojnë të përkrahin pluralizmin e ri në të ardhmen, si dhe zgjedhjet shumëpartiake që do të mbahen më 31 mars.

Por, fatkeqësisht, premtimi për lidhjet e ngushta me atdheun e tyre, pas katër dekadash, të cilat duken si një kohë e humbur, nuk i ka bërë të ngazëllehen të gjithë shqiptaro-amerikanët.

“Ne jemi duke pritur për ndryshimin e madh, që vendi të jetë i lirë”, – shprehet Imami Isa Hoxha, udhëheqësi shpirtëror i mijëra shqiptarëve myslimanë të Nju-Jorkut, të vendosur në Bruklin. Akoma këtu ka një frymë energjie dhe aktivizimi të shqiptaro-amerikanët.

Jashtë Kishës Katolike romane shqiptare, në Bronz, për një periudhë rrugët e ‘Park Avenue’-s dukeshin të mbushura çdo të diel, me më shumë makina si “Toyota”, “Volvo”. Në javët e fundit Kisha Ortodokse Shqiptare, ka grumbulluar qindra pako me ushqime, rroba dhe gjëra të tjera, që do të dërgohen në Shqipëri.

Lojë politike shqiptare edhe në SHBA-ës

Madje, të njohurit si zogiste, si dhe monarkistët, kanë bërë thirrje për rekrutime të reja, ndërsa rivalët e tyre të vjeter, të fuqishmit e ‘Ballit Kombëtar’, ose të ‘Frontit Kombëtar’, ata thonë se kanë gjithnjë e më shumë dëgjues, në emisionin e tyre në stacionin e radios etnike NËK-FM.

Por, disa shqiptarë misteriozë të Nju-Jorkut, qëndrojnë ende të pakuptueshëm. Jo të gjithë e dinë pikërisht, se shumë shqiptarë që jetojnë në këtë zonë, kanë ardhur nga Jugu i provincës jugosllave, Kosovës, e cila është shkëputur nga Shqipëria, që në vitin 1913. Sipas përllogaritjeve të komunitetit dhe udhëheqësve të Kishës, numri i shqiptarëve mund të jetë nga 75–150 mijë shqiptarë, por të tjerë thonë se të dhënat, mund të jenë shumë më të ulëta. Memorie.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat