Atdhetari Osman Bunjaku u lind në fshatin Samadrexhë të komunës së Vushtrrisë në vitin 1909. Veprimtaria e tij në shërbim të atdheut ishte e pandarë, ai gjatë viteve 1942 deri në nëntor të vitit 1944 ishte komandant i xhandarmërisë në Vushtrri, por që shërbeu edhe në rrethin e Llapit. Osmani në fundin e janarit dhe fillimin e shkurtit, po këtij viti, në Luftën e Drenicës së bashku me Shaban Polluzhën mori pjesë aktive në mbrojtjen e popullatës së Drenicës.
Aktiviteti kombëtar i atdhetarit Osman Mustafë Bunjakut nuk u ndal, ai më 25 korrik të vitit 1946 mori pjesë në Kongresin e Pestë të Blinajës dhe në mbledhjen e udhëhequr të ballistëve para fillimit të këtij Kongresi. Osmani më 11 gusht mori pjesë edhe në takimin që u mbajt në Shalë, ku, edhe ishte formuar Divizioni i Ibrit dhe ishte zgjedhur komandant i Grupit të Dytë.
Atdhetari Osman Bunjaku gjatë veprimtarisë së tij, në mars të vitit 1947 u zu në tradhti nga forcat e armikut në Kçiq dhe u dënua me vdekje/pushkatim. Osmani ekzekutohet, nga okupatori serbo-sllav i ndihmuar me bashkëpunëtorë shqipfolës, së bashku me Ajet Gërgurin, Gjonë Serreçin dhe dhe Ukë Sadikun në Touk Bahçe në Prishtinë, ku nga armiku u futën në një gropë të përbashkët.
Pushkatimi është ekzekutuar saktësisht në ora 3:00 të mëngjesit, ku, për ekzekutimin e dënimit ishin të njoftuar në pajtim me udhëzimin e përkohshëm për ekzekutimin e dënimeve të vërtetuar, me vdekje/pushkatim, nga Shefi i Sektorit të Punëve të Brendshme: Hashim Mustafa: Glligorije Sharanoviq: Sadri Doçi dhe Dr. Vaso Jovanoviq. Mjeku Vaso Jovanoviq ishte në vendin e tragjedisë, jo për shëndetin e tyre, por për të bërë verifikimin e të ekzekutuarëve që janë të vdekur…
Lavdi e përjetshme Osman Mustafë Bunjakut dhe të gjithë atdhetarëve të rënë për lirinë e atdheut… Pushofshin të qetë në dritën e pashterrshme në amshim, në përjetësi për lirinë atdheut. Lavdi!...