Me plis të bardhë para hasmit për lirinë e Kosovës

Dokumentare

Me plis të bardhë para hasmit për lirinë e Kosovës

Nga: Skender Karaçica Më: 30 dhjetor 2024 Në ora: 17:44
Autori Skender Karaçica

Në fshatin Baicë të Drenicës, sot ka vdekur i burgosuri politik i viteve 1981, Sejdi (Sadri)Leku, i cili tërë jetën ishte në krah të frymës kombëtare për Liri dhe Pavarësi të Kosovës. Me punën e tij të ndershme ai në punëtorinë e tij bënte dyer e dritare për shtëpitë e reja në Drenicë. Në punë dhe në veprimtarinë e tij prej veprimtari e burrit të odës, nuk e hoqi plisin e bardhë nga koka. E kishte për nder e për kujtim të traditës e të porosisë së babait Sadri Leku, njeriu i përkushtuar për tokën e bukës dhe për rritjen e fëmijëve, të djemve dhe të vajzave në Drenicën e halleve të kohës. . .

Ishte viti 1981 kur tërë Kosova vlonte nga brohoritjet e demonstratave të rinisë, të studentëve dhe të popullit, në kërkim të Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës. Regjimi shekullor i Serbisë e kishte mbushur kupën me kurthat, hilet, vrasjet dhe skenarët e varfërisë dhe të shfarosjes për shqiptarët në tokën e vet. Kosova në këto vite ishte pjesa më e varfër e ish-Jugosllavisë dhe, për këtë nuk i prishej rahatia regjimit antishqiptar të Serbisë . Për shqiptarët në Drenicë, edhe kur shkonin në arat e bukës për të punuar, jetën e kishin luftë me regjimin serbo-jugosllav.

Sejdi (Sadri)Leku, në Gllogofc të kohës punoi si mjeshtër i mirë për dyer e dritare të reja. Ai gëzohej kur shihte që në fshatrat e Drenicës ndërtoheshin shtëpitë e reja dhe, mjeshtria e tij e vyer, bëhej pjesë e kulmeve të kuqe të shtëpive të reja, ku, bëhej dasmë e gëzime të familjes shqiptare nën vëzhgimin e pa rreshtur të regjimit se çfarë po bëjnë në Drenicë. . . ?! Djali i Baicës, djali i Sadri Lekut, njeriut të vuajtur të udhëve të jetimit, e kishin burrëruar para kohe djalin e madh të tij Sajdiun, që me plis të bardhë, më ballin e hapur punoi natë e ditë për të mbajtur familjen me shumë anëtarë. Sejdiu u bë i njohur si mjeshtër për dyer e dritare në Drenicë dhe, përmes , , fabrikës, , së tij ai mbijetoi kundër regjimit të kohës, vrastare dhe antishqiptare. . .

Në kronikën e jetë së tij ai kujtohet kur në demonstratat e rinisë shkollore në Gllogofc (1981)e mbylli duqanin e tij dhe u bashkua me turmën e shpirtit liridashës në Drenicë, me thirrjen e zëshme përtej maleve, , Kosova Republikë, , !Nuk u ndal vetëm me kaq, përditë Sejdiu në krah të rinisë e të demonstratave. . . Pushteti serb dhe udbashët e kishin përcjellë hap pas hapi burrin nga Baica dhe, në fund të udhës të shpirtit kryengritës të rinisë së Drenicës, e ndalin Sejdi (Sadri)Leku dhe ia vëjnë hekurat në duart e tij për të dërguar prapa grillave të burgut në Prishtinë. Aty nis kalvari i vuajtjeve, të maltertimeve, të rrahjes me hekurat shkopinj të policisë për të kërkuar fjalën e tij:Se kush qëndrona pas turmës së madhe të historisë më të re të Drenicës kundër regjimit serbo-jugosllav dhe për parollën me motive të platformës kombëtare, , Kosova Republikë, , !

Në burgun e Prishtinës dhe më vonë në burgjet e Serbisë, i denuar për veprimtari armiqësore sipas ligjeve të kohës, Sejdi (Sadri)Leku në tërë kalvarin e përgjakjes së trupit të tij, nuk e hoqi nga koka plisin e bardhë , shenjë e traditës të maleve për liri të Drenicës. . . !Kështu mbeti tërë jetën burri dhe kryengritësi me frymën e lëvizjes së madhe, deri në kohën kur në Drenicë, doli para regjimit vrastar të Serbisë dhe para botës UÇK-ja në varrimin e mësuesit të vrarë në shkollën e Llaushës.

Tashti në vitin 1998 në Gllogofc, kishin ardhur forca të shumëta policore, ushtarake dhe paramilitare për të vrarë, për të djegur e shfarosur Drenicën. Në udhëkryqin Gllogofc-Skenderaj gjëndej shtëpia e vëllait të tij Gani Leku dhe, për shkak të rethimit e të bombardimit me armat më të rënda serbe, shumë familje shqiptare ia mësyen qendrës së Gllogofcit, që të shpetojnë nga skenarët e Serbisë të njohur për kohën, , Patkoj, , !Çaste të rënda, kishin ardhur për këtë anë të njohur në luftëra të përgjakura, ku, në historinë shekullore të pushtimit e të ripushtimit nga Serbia, nuk ia ndali pushkën në malet kazerma të Ahmet Delisë, të Azem Bejtës, të Shaban Palluzhës dhe së fundi kryengritja e kthesës së madhe të historisë të Komandantit Legjendar të UÇK-së të Adem Jasharit.

Gllogofci në vitin 1998 ishte i rrethuar nga të katër anët nga forcat serbe. Sejdi (Sadri)Leku kishte dalur tek shkallët e shtëpisë dhe kishte filluar të grinte pak duhat (kaçak)për kutinë e burrërisë së tij. Në këto çaste po i thonë Sejdiut, hajde më shpejtë se jemi të rrfethuar e, hasmi nuk na pret. . . !Paksa si me humor, Sejdiu ua kthej fjalën: Pa e gri duhanin, nuk e kam ndërmend me e lshua shtëpinë. . . ! Hjade me shpejt se ata erdhën në oborrin tonë, i thanë ata të shtëpisë përseri. Sejdiu nguli këmbë dhe, forcat armike të Serbisë i priti në tokën e vet, me plis të bardhë e para vdekjes. . . !

Përseri pas torturave të përgjakura, Sejdiu për herë të dytë u gjënd në burgjet e Serbisë, i dërmuar para vdekjes. . . !Dhe, në katrahurën deri në shkallë të gjenocidit, Kosova dhe shqiptarët, në vitin 1999, në krah të ndërhyrjes së forcave ushtarake (NATO) të aleatëve të udhëhequr nga Amerika, rrezet e diellit të lirisë së Kosovës erdhën me Lirinë dhe Pavarësinë. Në odat e Drenicës, historia shqiptare është shpjeguar se qyshse nga viti 1912-1999, shqiptarët asnjëherë nuk e kanë pranuar për shtet të vetin Jugosllavinë e aq më shumë Serbinë fashiste.

Sejdi (Sadri)Leku, kohën e Lirisë e të Pavarësisë së Kosovës e pati pritur ne zemër hapur dhe, shpeshherë thoshte: Të qofshin falë plagët dhe gjaku im, Kosova e Lirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat