Banorët e fshatit Orgockë në Ersekë, zgjohen çdo ditë me sytë nga qielli, pasi ura që i lidh me fshatrat e tjerë është shembur.
Në ditët me shi, prurjet e Osumit e bëjnë lumin të pakalueshëm, ndërsa në mot të thatë, ai kalohet vetëm me makina të larta.
Ajo ka dalë tërësisht nga funksioni pas shembjes në vitin 2018, duke paralizuar jetën e banorëve.
Ura është Monument Kulture i Kategorisë së Parë në Shqipëri, por megjithatë statusi i mbrojtjes nuk e shpëtoi atë nga rrënimi.
E ndodhur në rrugën që lidh Korçën me Përmetin, nëpërmjet Dangëllisë dhe me Skraparin përmes Çepanit, dëmtimi i urës ka sjellë gjithashtu izolimin e banorëve, duke sjellë pasoja të thella ekonomike, sociale dhe shëndetësore.
Për më shumë ndiqni video-reportazhin e publikuar më lart.Ky artikull është pjesë e ciklit “Urat që Trashëgohen”, që synon dokumentimin dhe ekspozimin e urave historike, të atyre që kanë statusin monument kulture në vendin tonë dhe që ndër vite janë tjetërsuar, dëmtuar apo shkatërruar.