Më 1 shkurt 2025 u mbush një shekull (100 vjet) nga ikja pa kthim me vrasje të Salih Iljaz Çeka, “Mësuesit të Popullit”, “Dëshmorit të Kombit”, “Qytetarit të Nderit” të Qarkut dhe Bashkisë Elbasan. Dua ta them që në fillim se ky personalitet nga Filati i Çamërisë në këtë 100- vjetor të vrasjes së tij nga forcat obskurantiste të kohës u la në harresë nga të gjithë institucionet – bashkia, qarku, arsimi, por edhe nga e ashtuquajtura shoqata “Çamëria”.
Të mos kujtosh dhe të mos nderosh figurën e njeriut që bëri një kthesë të madhe në arsimin kombëtar dhe si një demokrat i kohës, do të thotë se harresa dhe heshtja si për kauzën e Çamërisë edhe për veprën e paharruar të këtij njeriu, është një lloj si ai që tradhton atdheun e tij. Çamëria ka shumë personalitete që nga lashtësia e deri në ditët e sotme, por ata që spikatën në shekullin e 20-të kanë mbetur dishepuj të historisë sonë kombëtare dhe jo vetëm të Çamërisë.
PROLOG
Kam krenarinë të them se në familjen time emri i Salih Çekës ishte i cilësuar për vlerat që mbarti që nga shkollimi në Zosime të Janinës e deri në Bezanson të Francës dhe më pas në Shpalljen e Pavarësisë, në Normalen e famshme të Elbasanit “Nderi i kombit”, por edhe në Kongresin e Lushnjës dhe në publicistikën me gazetën “Ku vemi?” si dhe krijuesi i Revistës Pedagogjike, si edhe pjesë e politikës së kohës si demokrat dhe sekretar i partisë “As i pashës e as i beut”, kryetar i së cilës ishte i nderuari Ahmet Dakli.
Janë këto vlera që e bëjnë Salih Çekën personalitet që meriton të gjitha nderimet. Ndaj dhe në mitingun e parë të Partisë Demokratike të zhvilluar në Elbasan më 26 mars 1991, në emër të Shoqatës Çamëria emri dhe kontributi i tij si demokrat ishin pjesë e oratorisë sime që u vlerësua nga opinioni qytetar elbasanas. Është kjo arsyeja që datëlindja e tij më 20 gusht 1892 dhe vrasja e tij më 1 shkurt 1925 janë kujtesa ime jo vetëm personale, por edhe në emër të institucionit të shoqatës “Çamëria” kur unë e kam drejtuar atë ndër vite, duke e lartësuar figurën e tij dhe origjinën e tij, po aq sa edhe gjithë veprën e tij.
Por të mos e kujtosh sot këtë personalitet, ashtu si edhe shumë personalitete të tjerë apo ditë e data të shënuara që kanë në historikun e tyre shqiptarët e Çamërisë, është njëlloj të bësh atë që kërkon Athina e Greqisë për Çamërinë dhe njëherazi edhe një tradhti e madhe. Çdo gjë që ne mund të bëjmë për Salih Çekën e të tjerë, është nderim për ne, krenari për ne, vlerësim për historinë dhe personalitetet tanë.
CILI ËSHTË SALIH ILJAZ ÇEKA
Studiuesi i historisë Doktori i shkencave Sulë Dedej, personalitet i arsimit në Elbasan, djali i Ibrahim Dedej, kryeprokurori i parë që ka pasur Shqipëria në vitet ’20 dhe që ishte mik i ngushtë i Salih Çekës ka saktësuar gjithë veprimtarinë e këtij personaliteti :
ª% Publicist, demokrat, veprimtar i arsimit kombëtar, “Mësues i Popullit” dhe Dëshmor i Atdheut.
ª% Lindi në qytetin e Filatit të Çamërisë më 20 gusht 1892 në një familje atdhetarësh. Arsimin fillor e kreu në vendlindje ; arsimin e mesëm në gjimnazin e Janinës më 1911.
ª% Duke përfituar nga bursat për studime që jepte Perandoria Osmane për nxënësit e shkëlqyer në mësime, më 1913 kreu Institutin Pedagogjik 2-vjeçar të Bezansonit në Francë.
ª% Në korrik 1913 vihet në dispozicion të Qeverisë Kombëtare të Vlorës.
ª% Më 27 shtator 1913 emërohet mësues në Normalen e Elbasanit, ku jep lëndët e pedagogjisë, psikologjisë dhe logjikës.
ª% Që nga ajo kohë, Salih Çeka kreu detyra të rëndësishme :
– Drejtor dhe inspektor i arsimit në Berat – 1916.
– Mësues në Normalen e Elbasanit – 1917.
– Sekretar në kryesi të kabinetit që doli nga Kongresi Kombëtar i Lushnjës – 1920.
– Anëtar i Komisisë Arsimore – 1920.
– Drejtor i shkollës Normale të Elbasanit – 1921.
– Kryeinspektor i arsimit në Elbasan – 1922.
– Inspektor i përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit në Elbasan – 1922.
– Inspektor i përgjithshëm në Ministrinë e Arsimit në Tiranë – 1923.
ª%Salih Çeka ka marrë pjesë në Kongresin Kombëtar të Lushnjës si deputet i Sulovës të qarkut të Elbasanit.
ª% Gjatë fushatës së zgjedhjeve për Asamblenë Kushtetuese në dhjetor 1923, ishte anëtar i grupit politik “As i pashës, as i beut”.
ª% Pikëpamjet e tij politike e shoqërore i shpalos në gazetën “Ku vemi?” që e drejtoi dhe e botoi vetë nga numri i parë i saj më 12 janar 1924 e deri në nr. 20, më 19 tetor 1924.
ª% Parimet bazë të ndërtimit të shkollës së re shqiptare, Salih Çeka i ka shprehur në “Revistën pedagogjike”, të cilën ai e drejtoi nga numri i parë shtator 1922 deri në nr.11, në korrik 1923.
ª% Salih Çeka luftoi që arsimi fillor të ishte i detyrueshëm e të drejtohej nga shteti, të ishte i përgjithshëm, falas dhe i barabartë për djemtë dhe vajzat, si dhe të ishte laik.
ª% Në faqet e gazetës “Ku vemi?” e të “Revistës pedagogjike”, si dhe në Kongreset Arsimore Kombëtare të viteve 1922 e 1924, që u mbajtën në Tiranë, Salih Çeka ka zhvilluar një polemikë të gjerë duke mbrojtur laicizmin e shkollës shqiptare.
ª% Në vitin 1920 Salih Çeka botoi në Elbasan “Këndim i shpejtë e i shpjeguem për rendin IIIIV të shkollave fillore”.
ª% Më vitin 1921 përshtati e botoi në Tiranë “Libri i parë i njehsimit” për shkollat fillore, rend i parë. ª% Më 1923 botoi në Tiranë “Mësime mbi shkenca fizike e natyrore me zbatime në shëndetësi, bujqësi, në industri”, në dy pjesë. Të dy këta libra u ribotuan në Vlorë më 1927 dhe në Tiranë më 1928.
ª% Përveç këtyre botimeve, Salih Çeka ka bërë disa përkthime me karakter pedagogjik.
ª% Më 1 shkurt 1925 vritet në fshatin Selvias të krahinës së Sulovës së Elbasanit nga reaksioni feudal dhe forcat obskurantiste të kohës.
ª% Salih Iliaz Çeka është shpallur “Mësues i Popullit” dhe “Dëshmor i Kombit” dhe “Qytetar Nderi” i Elbasanit Detaje të së vërtetës Në një bisedë me Skënder Asllani, ish mësues i zonës së Sulovës së Elbasanit, ku edhe u vra Salih Çeka, më tregon detaje të asaj kohe që flitet ndër breza për vrasjen e mësuesit Salih Çeka më 1 shkurt 1925 :
“Për padijeninë e xhandarëve për njohjen e zonës së Sulovës, nuk u realizua qëllimi i Shefqet Bej Vërlacit për të futur në sherr fisin Cerriku. Banorët e Selviasit e varrosën pikërisht në atë kodër që edhe sot e kësaj dite mban emrin “Kodra e Mësuesit” dhe shumë kohë më pas lapidari në nderim të tij u ndërtua në buzë të rrugës në fshatin Klos ku është edhe sot e kësaj dite duke mbetur “Dëshmor i Atdheut”, “Mësues i Popullit” “Qytetar Nderi” i Bashkisë dhe Qarkut Elbasan. Në vlerësim të figurës së madhe të këtij mësuesi dhe drejtori të Normales, Naltmadhëria e tij Mbreti Ahmet Zogu i lidhi pension gruas Fadile Çeka (Dedej, motra e Ibrahim Dedej) dhe fëmijëve, tre vajzave të tij – Ballkëzit, Afërditës dhe Mentares derisa ishte në fuqi.
Në atë kohë, në nderim të tij, populli ngriti edhe një këngë që këndohej shpesh në kohën e Mbretërisë, Ja vargjet e këngës me refren :
Rrugë e gjatë për Sulovë o Sali Çekë,
Sali Çekë, more medet. (Përsëritet pas çdo vargu)
Në vitin njëzet e pesë, o Sali Çekë,
Dy xhandarë të pushkatuan, o Sali Çekë,
Plumbi Beut i mallkuar, o Sali Çekë,
Në Selvias të pushkatuan, o Sali Çekë,
Ti ke qenë mësues i vërtetë o Sali Çekë,
Epilog
Personalisht kam treguar vëmendje për të bërë nderime për personalitetin e Salih Iljaz Çekës, si edhe për lapidarin e nderimit në Klos të Selviasit ku ndodhet edhe sot e kësaj dite. E vesha me mermer, por gjatë kohës nuk e di për çfarë arsyesh ai lapidar sot ndodhet në mëshirë të fatit. Do të duhej të bënte shumë Shoqata Çamëria në Elbasan dhe Shoqata e Përgjithshme Çamëria apo ata që mbahen për të pasur dhe marrin vota në emër të çamëve dhe bëhen deputet dhe sot kanë harruar kauzën, kanë harruar historinë dhe personalitetet e Çamërisë. Gjithsesi kanë ikur 100 vjet dhe emri i Salih Çekës sot kujtohet edhe në emërtimin e një shkolle të mesme në Elbasan, si më e pakta gjë që i bëhet figurës së tij madhore.