“Kushdo që hyn arbitrarisht në tokën e tjetrit të rrethuar me gardh, ndëshkohet me…”/ Çfarë parashikonte Kodi Penal i Monarkisë?

Dokumentare

“Kushdo që hyn arbitrarisht në tokën e tjetrit të rrethuar me gardh, ndëshkohet me…”/ Çfarë parashikonte Kodi Penal i Monarkisë?

Nga: Dashnor Kaloçi Më: 24 mars 2025 Në ora: 07:37
Foto ilustrim

Historia e zgjedhjeve parlamentare në vendin tonë, apo më saktë tentativat për zgjedhje e kanë zanafillën që nga koha e sundimit Osman, kur Shqipëria ishte pjesë e Perandorisë Turke. Një nga deputetët e parë shqiptarë që u zgjodhën për në Parlamentin e parë të Turqisë, i cili hapi punimet në dhjetorin e vitit 1877, ishte Abdyl Frashëri. Por ai parlament nuk pati jetë të gjatë, pasi u prish nga vetë Sulltani, për shkak të fillimit të Luftës Ruso-Turke. Pas prishjes së parlamentit të parë të Turqisë, pati edhe disa tentativa të tjera për zgjedhje, por që të gjitha dështuan për shkaqe të ndryshme. Zgjedhjet e para dhe të rregullta në Shqipëria u mbajtën vetëm në vitin 1908, kur në Turqi erdhën në fuqi xhonturqit. Ato zgjedhje nuk ishin direkte, por me përfaqësim, apo siç janë njohur ndryshe; me zgjedhës të dytë.

Parlamenti i parë i Turqisë u hap më 10 dhjetor të vitit 1908 dhe aty nga 266 deputetë, 27 prej tyre ishin shqiptarë të zgjedhur në katër vilajetet e Shqipërisë. Në atë kohë anëtarët e Komitetit “Bashkim-Përparim”, në Turqi ku bënin pjesë dhe shumë shqiptarë, u ndanë dhe u grupuan në tre grupime politike. Grupimi i parë ishte “Bashkim-Përparim” (partia turko-maqedonase) me 164 deputetë, ku 130 ishin turq, 5 arabë, 1 grek dhe 15 shqiptarë, të cilët kryesoheshin nga Hasan Prishtina, deputet i Kosovës.

Në grupin e dytë që quhej: “Bashkimi-Liberal”, (partia greko-shqiptare) ku bënin pjesë 45 deputetë, kishte 12 shqiptarë të cilët kryesoheshin nga Ismail Qemali. Ndër deputetët e tjerë shqiptarë që kishte asokohe Parlamenti i Turqisë, ishin dhe Esad Pashë Toptani, Nexhip Draga, Rexhep Pashë Mati etj. Pas vitit 1908, pati edhe disa zgjedhje të tjera ku shqiptarët vazhdonin të votonin për përfaqësuesit e tyre në Parlamentin e Turqisë dhe ajo gjë zgjati deri në nëntorin e vitit 1912 kur u shpall Pavarsia dhe Ismail Qemali u zgjodh kryetar i Qeverisë.

Kurse zgjedhjet e para parlamentare në Shqipëri u zhvilluan në pranverën e vitit 1921, pasi deri në atë kohë ato nuk ishin zhvilluar për shkak të Luftës së Parë Botërore, ku ishte përfshirë dhe Shqipëria. Parlamenti i parë Shqiptar u hap më 21 prill të atij viti dhe godina e parë e Parlamentit Shqiptar ka qenë aty ku është sot Akademia e Shkencave dhe në atë parlament morën pjesë 76 deputetë, të cilët u zgjodhën pas një procesi relativisht të rregullt nga nëntë prefekturat e vendit, si: Berati, Durrësi, Elbasani, Gjirokastra, Korça, Kosova, Shkodra, Vlora dhe ajo e kolonisë shqiptare të SHBA-së.

Ashtu si dhe në të kaluarën, ato zgjedhje u bënë me sistem përfaqësimi, apo siç njihen ndryshe me zgjedhës të dytë, ku në bazë të ndarjes territoriale, përfaqësuesit e çdo krahine kishin të drejtë të zgjidhnin deputetin e tyre. Sa më sipër, si dhe një historik të shkurtër të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, që nga ajo periudhë e deri në vitin 1991, Memorie.al i ka publikuar në numrat e kaluar, këtu po publikojmë të plotë Statutin Themeltar të Republikës Shqiptare, (Kushtetuta) të vitit 1925, ku pas legjislacionit të zgjedhjeve parlamentare të asaj kohe, si dhe rregullorja e Parlamentit, me të drejtat e detyrat e deputetëve, një vend të veçantë zë edhe Kodi Civil dhe ai Penal, gjë të cilat janë botuar nga Shtypshkronja “NIKAJ”, në vitin 1925.

Statuti themeltar i Republikës Shqiptare (1925)

(Tiranë, Shtypshkronja “Nikaj” 1925)

Kodi Penal 1928

– LIBRI I DYTË –

Deliktet

TITULLI VII

Delikte kundra tanësiës publike

KAPTINA VII

Damtim

NENI 472. – Kushdo që, shkatron, ç’duk prish ose me çdo lloji mënyrë damton (deteriore) sende të lujtëshme ose të pa-lujtëshme të tjetërit, ndëshkohet mbi kërkimin e anës së damtueme me burgim deri në një vit dhe me gjobë të randë deri në pesëqint fr. ari.

Ndëshkimi asht burgim nga një muej deri në tre vjet dhe gjob’e randë deri në tremijë fr. ari, dhe ndjekjet bahen kryesisht, në qoftë se vepra asht ba:

1) Për vendetë kundra një nëpunsi të Shtetit për shkak të funksionit të tij.

2) Me violencë kundra personit ose nianin nga mjetet e tregueme në numërat 4 e 5 të nenit 448.

3) Mbi godinat publike ose të destinueme për përdorim publik, për dobië publike ose për ushtrimin e një feje ose mbi godinat ose vepra nga lloji i treguem në nenin 335, ose në monumenta publike, vorreza ose në dipendencat e këtyne.

4) Mbi shtegje, mbrojtesa ose mbi të tjera punë të destinuëme si mbrojtesë e publikut nga të këqijat ose mbi aparatet ose shënjat e destinuëme për shërbim publik.

5) Mbi kanale, sqolla ose të tjera vepra të destinuëme për ujitje.

6) Mbi hardhina ose pjergulla ose mbi drunjë ose filiza q’apin frutë.

NENI 473. – Kur faji i parapamë në nenin e ma sipërme asht ba me rastin e një violence, ose kundërshtimi kundra Autoritetit, ose me bashkimin e ma tepër se shtatë persona gjithë ata që bashkë punojnë në deliktin, ndëshkohen, në rastin e pikës të I. me burgim nga një muej deri në dy vjet dhe me gjobë të randë deri në dymijë fr. ari, deh në rastet e parapame në § e II, me burgim nga dy muej deri në katër vjet dhe me gjobë të randë deri në katërmijë fr. ari, dhe ndjekjet bahen, kurdoherë, kryesisht.

NENI 474. – Kushdo që, sjellë dam në tokën e tjetërit, tue futun pa të drejtë ose, tue lanë brënda asajë shtaya, ndëshkohen, mbi kërkimin e anës së damtueme si mbas dispozitave të nenit 472.

Për të vetmën vepër që fut shtaza ose i len pa të drejtë që të kullosin, fajtori ndëshkohet, mbi kërkimin anës se damtueme, me burgim deri në tre muej, ose me gjobë të randë deri në pesëqint fr. ari.

Kushdo që, nga pa kujdesia ose nga imprudence, shkakton që të hyjnë shtaza e të bajnë dam në dokën e tjetërit, ndëshkohet me burgim deri në një muej, ose me gjobë të randë deri në dyqint fr. ari.

NENI 475. – Kushdo që, hyn arbitrarisht, në tokën e tjetërit të rrethuëm me garth ose me sqep, me hendeqe ose me shtigje, mbi kërkimin e anës të damtuëme, ndëshkohet me gjobë të randë deri në njëqint fr. ari dhe në rast të përsëritjes pë të këti delikti ndëshkohet, përveç gjobës dhe me burgim deri në një muej.

NENI 476. – Kushdo që, gjuen në vendin e tjetërit, passi i zoti e ka ndalue hymjen në mënyrat e caktueme prej ligjës, dhe kur janë vumun shënja që tregojnë këtë ndalim, ndëshkohet, mbi kërkimin e anës së damtueme, me gjobë të randë deri në pesëdhet fr. ari dhe në rast të përsëritjes po të këtij delikti, me burgim deri në pesëdhet ditë.

NENI 477. – Kushdo që, pa nevojë, vret ose ban që të mos hyje në punë, një shtazë tjetërit, ndëshkohet mbi kërkimin e anës së damtueme, me burgim deri në tre muej, dhe me gjobë të randë deri në njëmijë fr. ari.

Në qoftë se dami asht i vogël, fajtorit mund t’i vihet vetëm gjob’e randë deri në treqint fr. ari.

Në qoftë se vepra ka shkaktue cenimin e shtazës ose rrëzimin e vlerës, ndëshkimi asht burgim deri në një muej ose gjob’e randë deri në trqint fr.ari.

Nuk ndëshkohet ay, që ban këtë vepër, mbi shpeza koteci ose kafazi kur këto janë tue ba dam në tokën e tij.

NENI 478. – Kushdo që jasht rasteve të parapamë në nenet e ma sipërme, shëmton ose ndynë sende të të lujtëshme ose të pa lujtëshme të tjetërit, ndëshkohet mbi kërkimin e anës së damtueme, me gjobë të randë deri pesqint fr. ari.

Në qoftë se bashkohen një ose ma tepër nga cirkonstancat e tregueme në nenin 473, ndëshkimit me gjobë i shtohet burgim deri në tre muej, dhe ndjekjet bahen kryesisht.

KAPTINA VIII

Dispozita të përbashkëta për kaptinat e ma sipërme

NENI 479. – Në deliktet e parapame në këtë titull, në qoftë se vlera e sendit që formon objektin e deliktit ose ajo q’i korespondon damit të rrjedhun asht shumë e madhe, gjyqi mund t’a shtojë ndëshkimin deri në gjysmën, dhe në qoftë se asht shumë e vogël, mund t’a zbresi deri në një të tretën.

Në rastin e pikës të I-rë të nenit 446, në qoftë se vlera e sendit të vjedhun asht fare e vogël dhe fatori ka veprue tue qënë i shtrënguem nga varfënia e madhe, gjyqi, mund dhe t’a përjashtojë nga ndëshkimi.

Për me caktue vlerën, merret parasysh, ajo që ka pasun sendi dhe ajo e damit të shkaktuem në kohën kur asht kryem delikti dhe ajo e perfitimit që ka ba fajtori.

Zbritjet e ndëshkimit si ma sipër, nuk aplikohen në qoftë se fajtori asht përsëritës i deliktit po t’atij lloji, ose delikti i bamun asht nga ata të parapame në kaptinën II të këtij titull.

NENI 480. – Kur fajtori i ndonjanit nga deliktet e parapame në kaptinat I, III, IV e V, të këtij titulli dhe në § e I të nenit 472 e në nenet 474, e 477, para çdo ndjekjeje gjyqsore kundra tij e kthen sendin e marrun ose kur nga natyra e veprës ose nga të tjera cirkostanca nuk asht i mundun këthimi, çdamond plotësisht të grabitunin ose të damtuemin, ndëshkimit i zbritet një e treta deri në dy të tretat.

Ndëshkimit i zbritet një e gjashta deri në një të tretën në qoftë se kthimi ose çdamimi bahet në vazhdimin e sipër të ndjekjeve dhe para se çashtja të dërgohet në gjyq.

NENI 481. – Për veprat e parapame në kaptinat I, III, IV e V të këtij titulli dhe në pikën e I-rë, të nenit 472 si dhe për ato të neneve 474 4 477, nuk ndiqet penalisht ay që ka ba fajin në damin:

Të bashkshortit të pa-divorcuem ose të pa-veçuem ligjorisht;

 Të një parëlinduni ose të një të paslinduni, ose të vjehërrit ose të vjehërrës, ose të prjndëve të tyne, të dhandërrit, ose të nuses, ose t’atit, të amës, të djalit, ose të vajzës adoptive;

Të një vllaji ose të një motre që bashkjetojnë me te në një familje.

Në qoftë se vepra asht ba në damin e bashkëshortit të veçuem ligjorisht, ose të një vllajit ose të një motre të cilët nuk bashkëjetojnë në një familje me auktorin e fajit, ose të një ungji ose t’ungjes, të nipit ose të mbesës, të kunatit ose të kunatës që bashkëjetojnë në një familje me auktorin, ndjekjet bahen vetëm mbi kërkumin e anës së damtueme dhe ndëshkimit i zbritet një e treta.

Libri III

Kontravencionet

TITULLI I

Kontravencione q’i përkasin rregullit publik

KAPTINA I

Refuzim m’i u bind Autoritetit

Neni 482 – Kushdo që shkel një urdhën q’asht dhanë ligjërisht prej Autoritetit kompetent, ose nuk respekton një masë q’asht marrë si mbas ligjës nga ay Autoriteti n’interesin e drejtsis ose të sigurimit publik, ndëshkohet me burgim të lehtë nga tre dit deri në tre muej, ose me gjobë të lehtë nga pesëmbëdhetë deri në pesëqint fr. ari.

Neni 483 – Kushdo që në rastin e një trubullimi ose të një kalamiteti ose të një kalamiteti ose të një faji të dukëshëm (flagrant) refuzon, pa ndonjë shkak t’arësyshmë, t’apë ndihmën ose shërbimin e vet ose refuzon t’apë informatat ose tregimet, të cilat i kërkohen prej një nëpunësi të shtetit n’ushtrimin e funksionit të tij, ndëshkohet me gjobë të lehtë deri në dyqint fr. ari, ose me burgim të lehtë deri në pesëmbëdhet ditë, dhe, në qoftë se jep informata ose tregime të rreme me gjobë të lehtë nga njëqint deri në pesqint fr. ari, ose me burgim të lehtë nga tre dit deri në dy muej.

Neni 484 – Kushdo që refuzon t’i tregojë nje nëpunësi të shtetit n’ushtrimin e funksionit të këtij, emrin, mbiemrin, gjëndjen (etat) ose profesionin, vëndin e lindjes ose të banimit ose të tjera cilësina personale, ndëshkohet me gjobë të lehtë deri në pesëdhjet fr. ari, dhe, në qoftë se jep tregime të rreme ndëshkohet me gjobë të lehtë nga pesëdhjet deri në treqint fr. ari, ose me burgim të lehtë deri në një muej.

Neni 485 – Kushdo që kundra ndalimit të ligjëshëm t’Autoritetit kompetent, udhëheq ose dirigjon ceremonina fetare jashtë vëndeve të destinueme per fe, ose procesione fetare ose civile në sheshë ose në rruga publike, ndëshkohet me gjobë të lehtë deri në pesëqintë fr. ari, ose me burgim të lehtë deri në dhjet ditë dhe në qoftë se vepra shkakton turbullim publik ndëshkohet me burgim të lehtë deri në dy muej dhe me gjobë të lehtë nga pesëdhet deri në njëmijë fr.ari.

Neni 486 – Fetari q’ushtron funksionin e lutjes të jashtëme kundra masave, ligjorisht të maruna prej Autoritetit kompetent, ndëshkohet me burgim të lehtë deri në tre muej dhe me gjobë të lehtë nga pesëdhet deri në njëmijë fr. ari.

KAPTINA II

Omision në të lajmuemit e fajeve dhe në kujdesin e të pa zoteve dhe të sëmunëve

Neni 487. – Mjeku, operatori mamia ose të tjerë nëpunës të shndetësisë që, tue pasë dhanë ndihmën e profesionit të tyne në rast, ku mund të çfaqen shënjat e një deliktit kundra personit, ometojnë ose vonojnë me lajmue Autoritetin gjyqsuer, ose atë të sigurimit publik, për veç kur lajmin ven personin e ndihmuem në një ndjekje penale, ndëshkohen me gjobë të lehtë deri në pesqint fr. Ari.

Neni 488. – Kushdo që, tue gjet të lanun ose të humbun, një të vogël nën shtat vjeç ose një person tjetër i cili nga shkaku i një person tjetër i cili nga shkaku i një sëmundjeje mendore ose trupore nuk mund të shikojë vehten, nuk lajmon atë çast Autoritetin ose agjentat e këtij, ndëshkohet me gjobë të lehtë nga njëzet deri në pesëqint fr. ari.

Po me këtë ndëshkim dënohet ay i cili gjen një person të plagosun ose, ndryshe në rezik, ose një trup njeriu q’asht ose duket i vdekun dhe nuk i ep ndihmën e duhun ose nuk lajmon atë çast Autoritetin ose agentët e këtij, kur këjo nuk i sjellë ndonjë dam ose nuk e ven në në ndonjë rezik personal; dhe po qe se kufomën e gjetun e ka fshehun, ndëshkohet me burgim të lehtë deri në një vit.

Neni 489. – Mjekët, operatorët, mamitë që thërriten nga një i sëmunë për me dhanë ndhimën e profesionit të tyne, po qe se pa ndonjë arsye, ometojnë ose nuk shpejtojnë vizitimin, si dhe barnatorët që refuzojnë në këtë mënyrë, t’apin barnat ose veglat q’u kërkohen, ndëshkohen me gjobë të lehtë deri në njëmijë fr. ari.

Në qofte se kanë ditun që personi për të cilin thëriten me dhanë ndihmën, ndodhej në rrezik, ndëshkimi asht me burgim të lehtë deri në gjashtë muej, ose me gjobë të lehtë jo ma pak se njëqint fr. ari.

KAPTINA III

Kontravencione q’i përkasin monedhave

Neni 490. – Kushdo që tue pasë ma run si të fjeshta monedha për një vlerë tanësisht ma shumë se dy fr. ari, i njef ma pas se janë të kondrafaque ne ose të ndryshueme, dhe nuk ia dorëzon brënda tre ditve Autoritetit, tue tregue, me sa asht u mundun, nga se i kanë ardhun këto monedha ndëshkohet me gjobe të lehtë deri në treqint fr. ari.

Neni 491. – Kushdo që refuzon të marrë, me vleftën e tyne, monedhat që kanë kurs ligjuer në Shqipni, ndëshkohet me gjobë të lehtë deri në dyqint fr. ari.

KAPTINA IV

Kontravencione q’i përkasin ushtrimit të një mjeshtrie tipografike, shitjes të letrave të shtypura, dhe afisheve

Neni 492. – Kushdo që ushtron mjeshtërinë tipografike, litohgrafike ose tjetë mjeshtëri t’atillë që nxjerr shumë eksemplare me mjete mekanike ose shimike, tue mos respektue rregullat ligjore, ndëshkohet me gjobë të lehtë nga njëqint deri në njëmijë e pesëqint fr. ari.

Neni 493. – Kushdo që shet ose përndan në vende publike ose të çeluna për publikun, letra të shtypuna ose vizatime ose dorëshkrime, pa lejen qeveritare, kur kjo leje kërkohet prej ligjës, ndëshkohet me gjobë të lehtë deri në pesëdhet fr.ari

Në qofte se Autoriteti ka qasë urdhënue sekuestrimin e letrave të shtypuna ose të vizatimeve ndëshkimi asht burgimi i lehtë deri në nje muej dhe gjob e lehte nga pesëdhet deri në pesqint fr. ari.

Neni 494. – Kushdo që, tue shit ose tue përnda letra të shtypura, vizatime ose dorëshkrime në vende publike ose të çeluna për publikun, çpall me za lajme që mund të trumbullojnë prehjen e njerësve ndëshkohet me gjobë të lehtë deri në dyqint fr. ari, dhe në qoftë se ato lajme janë të rreme ose shpifuna. Ndëshkimi asht me gjobë të lehtë nga njëqint deri në treqint fr.ari ose me burgim të lehtë deri në një muej.

Neni 495. – Kushdo që pa lejen e Autoriteti ose jashtë vëndeve ku afishimi lejohet, afishon vetë ose me anë të tjetërit letra të shtypuna, vizatime ose dorëshkrime ndëshkohet me gjobë të lehtë deri në pesëdhet fr. ari.

Neni 496. – Kushdo që, cqit ose gris, ose ndynë ose me të tjera mënyra banë të paperdoruëshme letra të shtypuna, vizatime ose dorëshkrime t’afishueme prej autoritetit, ndëshkohet me gjobë të lehtë deri në njëqint fr. ari; dhe në qoftë se këtë vepër e ka ba për me poshtënue Autoritetin, ndëshkohet me burgim të lehtë deri në një muej dhe me gjobë të lehtë deri në dyqint fr.ari.

Në qoftë se letrat e shtypuna, vizatimet, dorëshkrimet janë afishue nga privatët në vënde e në mënyra të pranueme prej ligjes ose prej Autoritetit, dhe vepra asht ba para se të kalojnë dy dit c’prej ditës t’afishimit, nëshkimi asht gjob’ e lehtë deri në pesëdhet fr. ari. Memorie.al

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat