Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi sot me shpërthim të kontrolluar një pallat 9 katësh në Durrës.
Janë dashur 1.100 kapsolla dhe 40 kilogramë lëndë shpërthyese për ta hedhur pallatin në tokë.
Pavarësisht nga masat e marra, raportohet se ka patur dëmtime edhe në banesat aty pranë, ku xhamat e disa dritareve u thyen nga vala e goditjes.
Sipas IKMT, objekti u shemb pasi ka pësuar dëmtime nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.